Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik miratoi në parim projekt-buxhetin e vitit 2021

  • Postuar më, 03/11/2020

3 nëntor 2020

Në drejtimin e kryetarit z. Ramazan Gjuzi, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik  shqyrtoi dhe miratoi në parim projekt-buxhetin e vitit 2021.  Lidhur me këtë çështje, komisioni zhvilloi tre seanca dëgjimore me rektorë të universiteteve publike të Tiranës dhe rretheve, si dhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme të Arkivave.

Fillimisht u zhvilluan dëgjesat me rektorët e Universiteteve publike të Tiranës dhe atyre të rretheve, të cilët paraqitën projektet që priten të realizohen për vitin e ardhshëm dhe kërkuan mbështetje buxhetore për realizimin e një pjesë të tyre, sidomos ato që lidhen me rikonstruksionin e godinave të dëmtuara nga tërmeti i vitit të kaluar. Më pas rektorët iu përgjigjën pyetjeve të ndryshme të deputetëve të komisionit.

Më pas u zhvillua dëgjesë me z. Ardit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave, i cili paraqiti projektet kryesorë të institucionit që do të reflektohen në buxhetin e vitit 2021. Duke u ndalur në një prej zërave kryesore të projekt-buxhetit për vitin e ardhshëm, z.Bido  u shpreh se tek zëri i investimeve kërkohet ndërhyrje për mundësimin e dixhitalizimit të fondit të dokumentacionit, në mënyrë që të rritet cilësia dhe të garantohet shërbimi ndaj studiuesve dhe qytetarëve. “Ulja prej 20% e fondit të shpenzimeve operative prek këtë priotitet të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave”, theksoi z.Bido .

Në përfundim të dëgjesave komisioni miratoi në parim projekt-buxhetin e vitit 2021.

Mbledhja e sotme e komisionit u zhvillua përmes platformës së komunikimit “Cisco Webex”.


Share