Komisioni për Sigurinë Kombëtare miraton projektligjin: “Për buxhetin e vitit 2021”

  • Postuar më, 09/11/2020

Në drejtimin e kryetares znj. Ermonela Felaj komisioni për Sigurinë Kombëtare në mbledhjen e sotme zhvilluar on line diskutoi nen për nen projektligjin “Për buxhetin e vitit 2021 ”. Të pranishëm gjatë diskutimit të neneve të projektligjit ishin dhe z. Petro Koçi zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes
z. Juljan Hodaj zëvendësministër në Ministrinë e Brendshme dhe z. Ylvi Aga, drejtor i buxhetit ne SHISH.
Pas diskutimit, pyetjeve dhe sugjerimeve anëtarët miratuan nen për nen dhe në tërësi projektligjin : “Për buxhetin e vitit 2021”


Share