Komisioni për Sigurinë Kombëtare miraton në parim projektligjin: “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.74/2014 “Për armët".

  • Postuar më, 11/11/2020

Në drejtimin e kryetares znj. Ermonela Felaj Komisioni për Sigurinë Kombëtare, në mbledhjen e sotme zhvilluar on line mori ne shqyrtim dhe diskutoi në parim projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.74/2014 “Për armët".?I ftuar për të dhënë shpjegime rreth projektatit ishte z. Besfort Lamallari zëvendësministër në Ministrinë e Brendshme.
Z. Lamallari tha se, hartimi i këtij projektligji është diktuar nga nevoja për të rregulluar kushtet dhe kriteret për mbajtjen, ruajtjen, tregtimin, importimin, eksportimin, gjurmimin e transportimin, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të armëve të kategorive të përcaktuara, sipas këtij projektligji; marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe subjekteve për pajisjen me armë e municione, kur një e drejtë e tillë ka lindur për shkak të pronësisë apo të detyrës; marrëdhëniet për lëshimin e licencave dhe të autorizimeve nga Policia e Shtetit për çdo subjekt të interesuar për veprimtaritë e lejuara me armë, sipas kategorive të përcaktuara në këtë projektligj; veprimtarinë e prodhimit, demilitarizimit, çaktivizimit dhe riparimit të armëve etj
Relatorja për komisionin e projektligjit znj. Antoneta Dhima, theksoi se armët e zjarrit dhe municionet luftarake pa leje në duart e qytetarëve, vijojnë të jenë burim i rrezikut serioz për jetën e qytetarëve, për rendin dhe sigurinë publike, edhe si një pengesë serioze për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.
Pas diskutimeve anëtarët miratuan në parim projektiligjin në fjalë.


Share