Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane për projektin bashki të forta”

  • Postuar më, 13/11/2020

13 nëntor 2020

 

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në drejtimin e kryetarit, z.Ramazan Gjuzi dhe në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, shqyrtoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane për projektin bashki të forta”.

Deputeti Fadil Nasufi, në cilësinë e relatorit sqaroi se projektligji ka në fokus: krijimin e statistikave zyrtare të  nivelit lokal; rritjen e performancës dhe transparencës së administratës vendore, si dhe trajnimin dhe forcimin e këshillave bashkiake, me synim rritjen e rolit të tyre mbikëqyrës për të zgjedhurit vendorë. Z. Nasufi theksoi më tej se pas zbatimit të reformës administrative-territoriale, kërkohen trajnime dhe rritje të financimeve për funksionet e reja që u janë deleguar Njësive Administrative vendore, mes të cilave arsimin parashkollor, bujqësinë, pyjet, menaxhimit të mbetjeve, etj.

Pas diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projekligjin në fjalë.

 


Share