Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik rishpalli vakancat për 3 anëtarë të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar

  • Postuar më, 01/02/2021

1 shkurt 2021

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në mbledhjen e tij të radhës rishpalli vakancat për 3 anëtarë të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Pas miratimit të procesverbaleve të mbledhjeve të datave 25 dhe 26 janar 2021, kryetari i Komisionit z. Ramazan Gjuzi, bëri të ditur se pas vendimit të Kuvendit seancën e kaluar për rrëzimin kandidaturave të z. Helidon Haliti, z. Besnik Mustafaj, z. Edmond Tullumani, Komisioni ka detyrimin e rishpalljes së tre vendeve vakante në Këshillin Drejtues të RTSH.

Z.Gjuzi bëri të ditur se afati për dorëzimin e dokumentacionit për të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret ligjore dhe profesionale për këto pozicione është 20 ditë.

Pas diskutimeve, Komisioni miratoi tre vendimet për rishpalljen e  vakancave për tre anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së me shumicën e anëtarëve të komisionit të pranishëm në mbledhje, e cila u zhvillua sërish përmes platformës virtuale të komunikimit “Cisco Webex”.


Share