Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi seanca dëgjimore me kandidatët për anëtarë të KDRTSH, si dhe znj.Evis Kushi, ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

  • Postuar më, 03/02/2021

3 shkurt 2021

Në drejtimin e kryetarit z. Ramazan Gjuzi, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në mbledhjen e radhës fillimisht zhvilloi seancë dëgjimore on-line me 11 kandidatët e paraqitur për tre vendet e shpallura vakante në Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, pas përfundimit të mandatit nga Altin Shegani, Robert Rakipllari dhe Vladimir Grosha.

Kandidatët e paraqitur: znj.Ardita Reçi, z.Genc Tomço, znj.Laureta Roshi, z.Mevlan Shanaj, z.Ëngjëll Ndocaj, z.Krenar Hajdëri, z.Arjan Sukniqi, z.Lumtor Shkreli, z.Elvin Nuriu, znj.Rafaela Rica, znj.Suela Mino (Bala) dhe z.Petrit Ruka bënë një prezantim të shkurtër të eksperiencave të tyre, paraqitën vizionin për organizimin dhe përmirësimin e rolit dhe funksionit të KDRTSH-së, si dhe iu përgjigjën pyetjeve të ndryshme të deputetëve. Pas dëgjesave, zëvendëskryetarja e Komisionit znj.Mirela Kumbaro propozoi që shqyrtimi dhe vendimi për përzgjedhjen e kandidaturave të bëhet në një nga mbledhjet e radhës, gjë që u miratua edhe nga anëtarët e tjerë të komisionit.

Komisioni u mblodh sërish për të zhvilluar  seancë dëgjimore on-line me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Evis Kushi, e cila informoi deputetët mbi tre çështje kryesore: ecurinë e procesit të rindërtimit të objekteve mësimore të dëmtuara  nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, transportin e nxënësve dhe mësuesve, si dhe përjashtimin e të diplomuarëve me master shkencor nga konkurrimi për mësues në shkollat publike. Lidhur me procesin e rindërtimit, znj.Kushi sqaroi se të gjitha objektet arsimore po rindërtohen sipas standardeve Eurocod 8 dhe do të jenë më të sigurta, më me shumë hapësirë, të pajisura me palestra dhe laboratorë bashkëkohorë.  Znj.Kushi sqaroi se për projektimin dhe rindërtimin e ndërtesave të reja janë marrë në konsideratë edhe kërkesat e nxënësve, mësuesve, prindërve, por dhe autoriteteve lokale.  “Në procesin e rindërtimit janë të përfshira 167 objekte të fushës së arsimit, ku përfshihen: çerdhe, kopshte, shkolla të arsimit parauniversitar, shkolla të mesme të arsimit profesional, konvikte të shkollave të mesme profesionale dhe godina universitare. Nga këto, 108 objekte janë shkolla 9-vjeçare dhe të mesme, ku numri i përfituesve janë rreth 42 mijë nxënës”, sqaroi znj.Kushi duke shtuar se donator të financimit përveç buxhetit të shtetit është: BE, Banka KfW, Katari, Sllovakia, Sllovenia dhe Kroacia.  “Aktualisht kanë përfunduar punimet në 25 objekte arsimore, ndërkohë që 10 objekte të tjera punimet përfundojnë në fund të muajit shkurt dhe pjesa tjetër është në proces”, detajoi ministrja Kushi duke theksuar se të gjitha objektet arsimore që do të financohen nga buxheti i shtetit parashikohet të përfundojnë brenda muajit Qershor.   5


Share