Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miratoi projektligjin “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e artikujve piroteknikë”

  • Postuar më, 09/03/2021

Në drejtimin e kryetarit, z. Enver Roshi, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, mori në shqyrtim projektligjin “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e artikujve piroteknikë”. Të pranishëm për të dhënë shpjegime rreth projektaktit ishin përfaqësues nga  Ministrinë e Brendshme, z.Gramoz Sulaj, z.Arben Nasufi, si dhe  znj.Geraldina Prodani, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Relatori i projektit për komisionin z. Roland Xhelilaj, shprehu dakortësinë e tij për projektligjin dhe sa i përket qëllimit të hartimit të tij z. Xhelilaj theksoi se, arsyeja është krijimi i një sistemi efikas të kontrollit, mbikëqyrjes së tregut, vlerësimit të përputhshmërisë së artikullit piroteknik, përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të operatorëve ekonomikë, sipas rolit dhe përgjegjësisë së tyre në zinxhirin e furnizimit për vendosjen në treg të artikujve piroteknikë, në mënyrë që të garantohet përputhshmëria e tyre me kërkesat ligjore.

Pas pyetjeve, diskutimeve dhe sugjerimeve për komisionin përgjegjës, anëtarët miratuan në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.


Mbledhja u zhvillua nëpërmjet platformës CISCO WEBEX


Share