Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit përzgjodhi katër kandidaturat për vendet vakante për anëtarë të KDRTSH

  • Postuar më, 11/03/2021

10 mars 2021

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, nën drejtimin e kryetarit,  z. Ramazan Gjuzi në një mbledhje me dyer të mbyllura, përzgjodhi katër kandidatura për vendet vakante të 4 anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, që do t’i dërgohen seancës plenare për miratim. 

Pas diskutimeve të ndryshme, vlerësimit të CV të pasura dhe platformave të paraqitura nga 17 kandidatë , komisioni vendosi t’i përcjellë seancës plenare për shqyrtim vendimet për kandidaturat e z. Gëzim Podgorica, z. Engjëll Ndocaj, znj. Milena Selimi dhe z. Thanas Goga.


Share