Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”

  • Postuar më, 12/03/2021

Në drejtimin e kryetarit z. Anastas Angjeli, komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Të ftuar për këtë projektligj ishin zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Vasilika Vjero, z. Ervin Mete drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare etj.

Relatori z. Anastas Angjeli u shpreh se ky është një projektligj i rëndësishëm sepse ky sigurim zë peshën kryesore afërsisht 70% të sigurimeve dhe është i detyrueshëm për shkak të rolit të madh që luan në mbrojtje të interesave të publikut.

Pas diskutimeve, pyetjeve dhe përgjigjeve anëtarët e komisionit e miratuan këtë projektligj në parim, nen për nen dhe në tërësi.

Mbledhja u zhvillua nëpërmjet platformës së komunikimit online “Cisco Webex”.


Share