Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uron kryeparlamentarin danez Henrik dam Kristensen, me rastin e 81-vjetorit të Mbretëreshës Margrethe II

  • Postuar më, 15/04/2021

Me rastin e 81-vjetorit të Mbretëreshës Margrethe II, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të Parlementit të Danimarkës, z. Henrik dam Kristensen,

“Me rastin e 81-vjetorit të lindjes së Mbretëreshës Margrethe II, në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe emrin tim personal Ju dërgoj urimet më të përzemërta.  

Danimarka është një vend mik i Shqipërisë dhe populli shqiptar është mirënjohës për mbështetjen e Danimarkës gjatë tranzicionit, por në mënyrë të veçantë për mbështetjen për përshpejtimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, të cilën populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë.

Pas vendimit të Këshillit të Bashkimit Europian të datës 25 mars 2020 për çeljen e negociatave të anëtarësimit, Shqipëria është e angazhuar dhe në pritje të Tryezës së parë ndërqeveritare, e bindur se mbështetjen dhe inkurajimin e Danimarkës në avancimin e procesit të integrimit.”, shgkmrtuan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.


Share