Zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj.Vasilika Hysi takim me drejtuesit e Misionit të ENEMO

  • Postuar më, 21/04/2021

Zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj.Vasilika Hysi priti sot në takim z.Gianluca Passarelli, Kreun e misionit të ENEMO (Rrjetit Europian të Organizatave të Monitorimit të Zgjedhjeve), si dhe z.Pierre Peytier, zv.Kreu i këtij misioni. Në fokus të takimit ishte fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 dhe roli i Kuvendit në këtë proces. 

Teksa iu përgjigj pyetjeve të përfaqësuesve të Misionit ENEMO, znj.Hysi bëri një ekspoze të plotë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të miratuara pak muaj më parë nga Kuvendi, lidhur me kohëzgjatjen e fushatës,  financimin dhe transparencën e burimeve të financimit të fushatës zgjedhore, procesin e identifikimit elektronik të zgjedhësve, etj. Znj.Hysi theksoi gjatë takimit se fal ndryshimeve të Kodin Zgjedhor lidhur me afishimin e materialeve propagandistike, fushata zgjedhore është zhvilluar e qetë, duke mos ndikuar në vijimësinë normale të jetës së vendit.


Share