Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mori pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar, DV-DAY, të stërvitjes “Immediate Response 21 (Defender Europe 21)”, zhvilluar në Portin e Durrësit

  • Postuar më, 04/05/2021

4 maj 2021

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mori pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar, DV-DAY, të stërvitjes “Immediate Response 21 (Defender Europe 21)”, e cila u zhvillua sot në Portin e Durrësit. 

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, Kryeministri, z. Edi Rama, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, znj. Yuri Kim,  anëtarë të kabinetit qeveritar, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të ShBA, NATO-s dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, kryetarë të bashkive, ambasadorë dhe ateshe ushtarakë të shteteve anëtare të NATO-s, si dhe personalitete të tjera të larta shtetërore.


Share