Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010 "Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar"

  • Postuar më, 06/05/2021

Në drejtimin e kryetarit z. Ilir Beqja, komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010 "Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar".

Të ftuar për këtë projektligj ishin zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë z. Ilir Bejtja dhe z. Mehmet Hasalami drejtor në MIE.

z. Hasalami në prezantim të këtij projektligji u shpreh se amendimet legjislative të përfshira në draftin e projektligjit përfshijnë një sërë shtesash, përmirësimesh dhe riformulimesh të cilat synojnë azhurnimin e tij me zhvillime të reja në fushën e veprimtarisë minerare.

“Shkurtimisht, në këtë projektligj kemi ndryshuar garancinë financiare të investimit për lejen e kërkimit të zbulimit.”, theksoi ndër të tjera z. Hasalami.

Relatori i projektligjit z. Arben Pëllumbi, në fjalën e tij tha se në thelb qëllimi i të gjitha këtyre ndryshimeve të ardhura, është përmirësimi i klimës së biznesit dhe në mënyrë të vecantë i bizneseve të cilët operojnë në këtë sektor.

Pas prezantimit të këtij projektligji, anëtarët e komisionit vazhduan më diskutime të ndryshme, komente e sugjerime.

Mbledhja u zhvillua nëpërmjet platformës së komunikimit online “Cisco Webex”.

 


Share