Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uron Kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, Kuchava, me rastin e zgjedhjes

  • Postuar më, 14/05/2021

14 maj 2021

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi uron Kryetarit të Parlamentit të Gjeorgjisë, z. Kakha Kuchava, me rastin e zgjedhjes “Në emrin tim dhe të anëtarëve të Kuvendit  të Shqipërisë, kam kënaqësinë t’Ju shpreh urimet e mia më të sinqerta për zgjedhjen Tuaj në postin e Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Gjeorgjisë dhe t'Ju uroj suksese në përmbushjen e detyrës tuaj të lartë e fisnike. Më lejoni të shpreh besimin tim se, me lidershipin Tuaj në krye të Parlamentit, marrëdhëniet midis Kuvendit  të Shqipërisë dhe Parlamentit të Gjeorgjisë do të intensifikohen edhe më tej, në interesin tonë të përbashkët. Duke përsëritur edhe një herë urimet e mia më të mira për udhëheqje dhe një aktivitet sa më të suksesshëm, ju lutem pranoni, Z. Kryetar, ndjenjat e konsideratës sime më të lartë.”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.


Share