Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 14 qershor–2 korrik 2021

  • Postuar më, 08/06/2021

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua Konferenca e  Kryetarëve. Konferenca miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 14 qershor–2 korrik. Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 14 qershor, 24 qershor dhe 1 korrik 2021.

Konferenca u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik Cisco Webex.


Share