Dita e Portugalisë, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uron kryeparlamentarin Rodrigues: Portugalia, kontribut për zhvillimin, paqen dhe integrimin europian

  • Postuar më, 10/06/2021

10 qershor 2020

Me rastin e Ditës së Portugalisë, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Asamblesë së Republikës, z. Eduardo Ferro Rodrigues

“Me rastin e Ditës së Portugalisë, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, ju dërgoj përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta.

Dita e Portugalisë është një ngjarje e shënuar në historinë e popullit portugez. Camões dhe vepra e tij u bënë simboli i mbijetesës së kombit, i historisë, arritjeve dhe përparimit të Portugalisë gjatë shekujve.

Portugalia është bërë sot një vend i përparuar, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Europian dhe një kontribuese e madhe në përpjekjet e njerëzimit për zhvillim, progres dhe paqe.


Share