Byroja e Kuvendit, miraton ndryshimet në Rregulloren për akreditimin, akomodimin dhe orientimin e masmedieve pranë Kuvendit të Shqipërisë

  • Postuar më, 06/07/2021


6 korrik 2020

Me iniciativën e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, pas zhvillimit të konsultimeve  të Sekretarit të Përgjithshëm, z. Genci Gjonçaj, me gazetarët, Byroja e Kuvendit, në mbledhjen e datës 6 korrik 2021, rishqyrtoi dhe miratoi ndryshimet në Rregulloren për akreditimin, akomodimin dhe  orientimin e masmedieve pranë Kuvendit të Shqipërisë. Byroja vendosi shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:

1. Lejimin e prezencës fizike të gazetarëve në komisionet parlamentare si dhe lejimin e përdorimit të aparateve celularë në ambientet e komisioneve nga ana e tyre, duke u mundësuar atyre aksesin e plotë të çdo informacioni, përtej asaj që mundëson sistemi.

2. Mundësimin e marrjes së planeve video për një minutazh të caktuar, duke përcaktuar një kohë në dispozicion për marrjen e këtyre planeve, rreth 5 minuta nga fillimi i mbledhjes.

3. Shoqërimin e përfaqësuesve të medias vetëm nga ana e punonjësve të Zyrës së Shtypit në Kuvend, në rastet kur është e nevojshme, dhe sipas përcaktimeve të lëvizjes dhe vendqëndrimit të tyre në këtë Rregullore.

4. Krijimin për gazetarët të një ambjenti të posaçëm qëndrimi, përveç atij te salla e medias/News Room, edhe në oborrin e jashtëm, brenda territorit të Kryesisë së Kuvendit, duke mundësuar atyre aksesin e tyre ndaj deputetëve dhe personave të tjerë për të cilët janë të interesuar.

5. Heqjen e detyrimit për dhënie informacioni Zyrës së Medias së Kuvendit, lidhur me çështjet konkrete që do të diskutohen, në kërkesat për intervista me deputetë në Kuvend.



Share