Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babai i z. Kadri Veseli: Humbëm një patriot

  • Postuar më, 07/07/2021

7 korrik 2021

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babai i z. Kadri Veseli. “Me dëshëprim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tonë Fazli Veseli. U shpreh ngushëllimet z. Kadri Veseli dhe familjarëve të tjerë të Fazliut. Familja Veseli është një familje e nderuar dhe patriote, që i ka shërbyer me sakrifica të mëdha çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës dhe sot progresit dhe zhvillimit të saj. Sakrificat e djemve dhe vajzave të Kosovës nderojnë prindët e tyre, popullin e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët. Lamtumirë, miku ynë i dashur Fazli Veseli!”, shkruan në mesazhin e ngushëllimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.


Share