Kryetarja e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit znj. Mimi Kodheli, mori pjesë në një takim ndërparlamentar trepalësh Shqipëri -Itali -Serbi

  • Postuar më, 16/07/2021


16 korrik 2021

Kryetarja  e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit, znj. Mimi Kodheli, njëherësh dhe zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, mori pjesë në një takim ndërparlamentar trepalësh Shqipëri -Itali -Serbi, me ftesë dhe iniciativë të homologut Italian z. Piero Fassino, Kryetar i Komistionit të Dhomës së Deputetëve për Çështjet e Jashtme dhe Komunitare.

Në takimin që u zhvillua në Dhomën e Deputetëve – Palazzo Montecitorio – znj. Kodheli, z. Fassino dhe Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Serbisë, z. Obradovic diskutuan mbi proçeset integruese të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Shqipërisë e Serbisë në BE si dhe sfidat, rrugët dhe përpjekjet e përbashkëta për përshpejtimin e këtij proçesi. Bashkëbiseduesit gjithashtu shkëmbyen mendime mbi hapat e nevojshme për konsolidimin e demokracisë dhe reformave të brendshme si dhe mbi nevojën e forcimit te bashkëpunimit dhe promovimin e dialogut për zgjidhjen e problemeve midis vendeve të rajonit.


Share