Kryetarja e Komisionit për Punët e Jashtme, znj. Mimi Kodheli, priti në takim delegacionin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të kryesuar nga z. Ali Rasheed Al Nuaimi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Çështjeve të Mbrojtjes, Punëve të Brendshme dhe Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar Federativ dhe Kryetar i Qendrës Ndërkombëtare të Përsosmërisë për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (Hedayah).

  • Postuar më, 10/08/2021

Te pranishëm në takim ishin z. Ralf Gjoni dhe znj. Elona Hoxha, respektivisht zevendes Kryetar dhe sekretar i Komisionit për Punët e Jashtme. 

Duke i uruar mireseardhjen delegacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, znj. Kodheli vleresoi marrëdhëniet  dypalëshe shumë të mira dhe miqësore mes dy vendeve si dhe shprehu vullnetin e institucioneve Shqiptare për thellimim e bashkëpunimit né fusha të ndryshme me interes të perbashkët.

“Ne inkurajojmë bashkëpunimin ekonomik dhe mbetemi shumë të interesuar në avancimin e bashkëpunimit dypalësh ekonomik dhe të biznesit. Mbetemi të interesuar për të ndërtuar një partneritet ekonomik në bujqësi, turizëm, energji, infrastrukturë,” u shpreh znj. Kodheli. 

Z. Ali Rasheed Al Nuaimi, duke falenderuar anetaret e Komisionit për Punët e Jashtme per takimin shumë miqësor u shpreh se dy vendet bashkëndajnë shumëçka, përfshirë faktin që janë dy shtete të vogla qe ndodhen në rajone që shpesh kanë qenë vatra konfliktesh, por “mendoj dy vende me vullnet dhe potencial për të bashkëpunuar në platforma që promovojnë paqen, fuqizojnë gratë dhe të rinjtë dhe punojne së bashku në luftën kundër terrorizmit - një kërcënim për vendet tona e mbarë globin. Kemi nevojë për miq dhe bashkëpunim që të luftojmë terrorizmin. Duhet të veprojmë para se gjërat të bëhen agresive. Që t’ia dalim duhet të luftojmë rrenjët e problemit - ekstremizmin.. Dhe menyra me e mirë per ta bërë përmes arsimimit dhe edukimit të të rinjve me vlerat dhe parimet e bashkejetes,” u shpreh ai. 

Biseda vijoi në një atmosferë miqësore dhe u ndal edhe né ceshtje te tjera si thellimi i bashkëpumit parlamentar, zhvillimet né Ballkan, çështja e Kosovës etj.

Share