Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, reagon për humbjet e jetëve nga zjarri në spitalin e Tetovës: Ndaj dhimbjen e thellë me motrat e vëllezërit tanë tetovarë.

  • Postuar më, 09/09/2021

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka reaguar për humbjet e jetëve nga zjarri në spitalin e Tetovës. “Është një lajm që na ka dëshpëruar të gjithëve. Ndaj dhimbjen e thellë me familjet e njerëzve që humbën jetën, motrat e vëllezërit tanë tetovarë, me shqiptarët dhe gjithë popullin e Maqedonisë së Veriut.”, shkruan në reagimin e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.


Share