Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti Kryetaren e Komunës së Preshevës, znj, Ardita Sinani: Kuvendi i Shqipërisë, i angazhuar për mbështetjen e zhvillimit, mirëqenies dhe të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

  • Postuar më, 13/10/2021

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti  Kryetaren e Komunës së Preshevës, znj, Ardita Sinani. Gjatë takimit u bisedua mbi mbështetjen e Kuvendit, Qeverisë dhe të institucioneve shqiptare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kryetarja e Komunës, znj.Ardita Sinani, e informoi Kryetaren e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, mbi disa të çështje të gjendjes aktuale të shqiptarëve të Luginës dhe nevojat për më shumë mbështetje nga Shqipëria.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, garantoi znj. Sinani se Kuvendi i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i angazhuar për rritjen e mbështetjes për zhvillimin, mirëqenien dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si edhe të bashkëpunimit të tyre me Qeverinë dhe institucionet e Shqipërisë.


 

 


Share