Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, z. Nasip Naço priti europarlamentarin z. Javer Nart

  • Postuar më, 20/10/2021

Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, z. Nasip Naço priti sot z. Javer Nart, anëtar i Parlamentit Evropian (PE), përfaqësues i grupit politik Renew, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të PE (AFET), si dhe anëtar i Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes (SEDE).

Gjatë takimit z. Naço vlerësoi progresin e Shqipërisë në kuadër të luftës kundër korrupsionit si dhe krimit të organizuar. Palët shprehën vlerësim dhe inkurajim për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në rrugën e integrimit Europian. Pikë tjetër me rëndësi gjatë takimit ishte dhe implementimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi.


Share