NJOFTIM PËR SHPALLJEN E 6 (GJASHTË) VENDEVE VAKANTE PËR ANËTAR TË AUTORITETIT TË MEDIAVE AUDIOVIZIVE
- Postuar më, 29/10/2021
Komisioni për
Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në mbledhjen e datës 27 tetor 2021, konstatoi
se, të 6 (gjashtë) anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive i ka përfunduar
mandati.
Në këto kushte, mbështetur në
nenin 9, pika 2, të ligjit nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e
Shqipërisë” i ndryshuar,
VENDOSI:
1.
Shpalljen e 6 (gjashtë) vendeve vakante
për anëtar të Autoritetit të Mediave Audiovizive.
2.
Ftohen
për paraqitjen e kandidaturave për anëtar të Autoritetit të Mediave
Audiovizive, subjektet e mëposhtme:
a) shoqatat dhe grupimet e mediave
elektronike;
b) shoqatat e medias së shkruar;
c) profesoratin dhe shoqatat e
inxhinierisë elektrike dhe elektronike;
ç) profesoratin e së drejtës,
gazetari-komunikimit dhe ekonomisë, shoqatat e juristëve dhe Dhomën Kombëtare
të Avokatisë;
d) organizatat jofitimprurëse që
veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave të fëmijëve ose
kërkimeve në politikat publike, ose përfaqësues të shoqatave që veprojnë në
fushën e mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuar.
3. Afati i
fundit për paraqitjen e kandidaturave është data 27 nëntor 2021.
4. Propozimi
i çdo kandidature duhet të përmbajë:
a) CV-në e nënshkruar në çdo faqe
nga kandidati.
b) Librezë pune ose vertetime te
tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të përvojës në punë.
c) Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
ç) Formularin e vetëdeklarimit në zbatim
të ligjit 138/2015 për dekriminalizimin, i cili gjendet i publikuar në faqen
zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë.
d) Formularin e plotësuar në zbatim
të ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish –
Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.
e)
Formular
deklarimi për papajtueshmeritë dhe konfliktin e interesit.
Kushtet dhe kriteret për t’u zgjedhur
anëtar i AMA-s
Neni 9
Zgjedhja e anëtarëve të AMA-s
1. Anëtarët e AMA-s zgjidhen nga
Kuvendi për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.
2. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet
e Informimit Publik, brenda 30 ditëve nga krijimi i një vendi vakant, fton, me
anë
të
mjeteve të
informimit publik, për
paraqitjen e kandidaturave, subjektet e mëposhtme:
a) shoqatat dhe grupimet e mediave
elektronike;
b) shoqatat e medias së shkruar;
c) profesoratin dhe shoqatat e
inxhinierisë elektrike dhe elektronike;
ç) profesoratin e së drejtës,
gazetari-komunikimit dhe ekonomisë, shoqatat e juristëve dhe Dhomën Kombëtare
të Avokatisë;
d) organizatat jofitimprurëse që
veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave të fëmijëve ose
kërkimeve në politikat publike, ose përfaqësues të shoqatave që veprojnë në
fushën e mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuar.
Neni 7
Papajtueshmëritë dhe konflikti i interesave
1. Anëtarë të AMA-s nuk mund të jenë
individët që:
a) janë anëtarë të partive dhe
shoqatave politike, kandidojnë për deputet apo janë zgjedhur të tillë gjatë 2
legjislaturave të fundit, kanë konkurruar për kryetar të njësive vendore në
zgjedhjet e fundit të organizuara për to apo kanë ushtruar detyrën e kryetarit
të bashkisë, anëtarit të Këshillit të Ministrave apo të prefektit gjatë 3
vjetëve të fundit, si dhe ata që janë anëtarë të Këshillit të Ankesave, AKEP-it
apo punonjës të këtij të fundit;
b) janë persona të lidhur, sipas
përcaktimeve të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit
të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” ose që kanë në pronësi pjesë
kapitali apo aksione të shoqërive tregtare, si dhe të drejta të tjera në fushën
e transmetimeve audiovizive, reklamës, prodhimeve të përmbajtjes së
transmetimeve audiovizive, rrjeteve të komunikimit elektronik apo persona të
punësuar gjatë vitit të fundit, anëtarë të organeve drejtuese apo këshilluese
të këtyre subjekteve apo të lidhur me ndonjë licencë me këto subjekte.
2. Anëtarët e AMA-s duhet të
deklarojnë:
a) çdo interes apo lidhje me ndonjë
subjekt të licencuar nga AMA;
b) çdo interes të mundshëm në ndonjë
licencë, që AMA ka dhënë ose synon të japë, si dhe nuk mund të marrin pjesë në
diskutimin apo vendimmarrjen e çështjeve të lidhura me këta interesa apo
lidhje, që përbëjnë raste për skualifikim, sipas nenit 37 të Kodit të
Procedurave Administrative.
3. AMA harton dhe miraton një kod
sjelljeje, lidhur me rregullimin e veprimtarisë së saj për çështjet e
përcaktuara në pikën 2 të këtij neni, sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe të
ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në
ushtrimin e funksioneve publike”, si dhe miraton kodet e të njëjtit lloj për
administratën e AMA-s dhe bordeve që mund të ngrejë.
4. Anëtarët e AMA-s nuk lejohet të
shprehen ose të mbajnë qëndrime publike që cenojnë paanshmërinë e tyre, në
raport me interesat e përcaktuar në pikën 2 të këtij neni.
5. Anëtarët e AMA-s duhet të mos
influencohen financiarisht apo politikisht dhe duhet të veprojnë gjatë gjithë
kohës për të përmbushur dhe thelluar objektivat e AMA-s.
Neni 8
Përbërja e AMA-s
1. AMA përbëhet nga Kryetari,
Zëvendëskryetari dhe 5 anëtarë.
2. Kandidat për t’u zgjedhur anëtar
i AMA-s mund të jetë çdo person, i cili ka përvojë pune jo më pak se 10 vjet në
fushat e:
a) medias në përgjithësi;
b) transmetimeve audiovizive të
shërbimit publik, tregtar ose jotregtar;
c) prodhimit të përmbajtjes së
transmetimeve audiovizive;
ç) teknologjive të medias;
d) ekonomisë, administrimit dhe
rregullave te konkurrencës;
dh) çështjeve të zhvillimit të
gjuhës shqipe;
e) çështjeve që lidhen me personat
me aftësi të kufizuar e grupeve të tjera vulnerabël;
ë) artit, kulturës e muzikës;
f) drejtësisë, ligjit,
administrimit publik;
g) shkencës, mjedisit dhe
zhvillimit teknologjik;
gj) mbrojtjes së konsumatorit;
h) veprimtarive shoqërore, edukuese
dhe zhvillimit të bashkësive lokale, publike e kombëtare, të cilat kanë lidhje
ose ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi qëllimet e veprimtarisë
audiovizive, siç përcaktohet në këtë ligj.
3. Kryetari dhe Zëvendëskryetari i
AMA-s janë me kohë të plotë. Paga e Kryetarit, e Zëvendëskryetarit dhe
shpërblimi i 5 anëtarëve të tjerë caktohet në përputhje me ligjin nr. 9584,
datë 17.7.2006 “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të
pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të pavarura të krijuara me ligj”.
FORMULAR
DEKLARIMI
Deklaruesi_____________________________________
Mbështetur në nenin 7 pika 1,
shkronjat “a” dhe “b” të ligjit nr.
97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i cili përcakton
se:
Neni
7
Papajtueshmëritë
dhe konflikti i interesave
1. Anëtarë të AMA-s nuk mund të jenë
individët që:
a)
janë anëtarë të partive
dhe shoqatave politike, kandidojnë për deputet apo janë zgjedhur të tillë gjatë
2 legjislaturave të fundit, kanë konkurruar për kryetar të njësive vendore në
zgjedhjet e fundit të organizuara për to apo kanë ushtruar detyrën e kryetarit
të bashkisë, anëtarit të Këshillit të Ministrave apo të prefektit gjatë 3
vjetëve të fundit, si dhe ata që janë anëtarë të Këshillit të Ankesave, AKEP-it
apo punonjës të këtij të fundit;
b)
janë persona të lidhur,
sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e
konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” ose që kanë në
pronësi pjesë kapitali apo aksione të shoqërive tregtare, si dhe të drejta të
tjera në fushën e transmetimeve audiovizive, reklamës, prodhimeve të
përmbajtjes së transmetimeve audiovizive, rrjeteve të komunikimit elektronik
apo persona të punësuar gjatë vitit të fundit, anëtarë të organeve drejtuese
apo këshilluese të këtyre subjekteve apo të lidhur me ndonjë licencë me këto
subjekte.
Unë
____________________________________, deklaroj nën përgjegjësinë time
(emri atësia
mbiemri) të plotë ligjore dhe morale se:
Nuk jam në kushtet e papajtueshmërisë
dhe konfliktit të interesit në kuptim të nenit 7 pika 2 të ligjit nr. 97/2013
“Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, për të kandiduar për
anëtar të Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Deklaruesi Tiranë, më_________
_______________________
(emri, mbiemri, firma)