Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, i shpreh kryeparlamentarit Xhaferi dhimbjen për humbjen e jetëve të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit në Bullgari

  • Postuar më, 23/11/2021

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, i ka shprehur dhimbjen kryeparlamentarit Talat Xhaferi për humbjen e jetëve të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit në Bullgari, mëngjesin e sotëm.

“Ju shpreh ngushëllimet e thella për humbjen e jetëve në aksidentin tragjik. Në këto çaste të rënda jam pranë jush, pranë shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ngushëllime familjeve të qytetarëve që humbën jetën në këtë fatkeqësi.”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, në mesazhin e ngushëllimit drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi

 


Share