Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik miratoi kalendarin 3-javor të punës së komisionit

  • Postuar më, 23/11/2021

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në drejtimin e kryetarit z. Agron Gjekmarkaj, shqyrtoi kalendarin 3- javor të punës së komisionit.  Në fillim të mbledhjes anëtarët u njohën me korrespondencën drejtuar Komisionit, ndërsa më pas diskutuan kalendarin e punës, ku kërkuan që në seancat e radhës të ftohen për dëgjesë ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi, në lidhje me masat e marra për fillimin e vitit të ri akademik 2021 – 2022; ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj. Bora Muzhaqi,  si dhe të kërkohet informim nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar, për mënyrën se si u zgjodh drejtuesi i ri të Televizionit Publik Shqiptar. Pas diskutimeve komisioni miratoi me shumicë votash kalendarin 3-javor të punës së komisionit.


Share