U zhvillua mbledhja e komisionit hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të organeve publike në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane”

  • Postuar më, 23/11/2021

Në drejtimin e krytares znj. Jorida Tabaku, u zhvillua mbledhja e rradhës e komisionit hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të organeve publike në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane”.

Në fillim të mbledhjes, u miratua procesverbali i mbledhjes së datës 10.11.2021.

Kryetarja e komisionit tha se bazuar në ligjin për komisionet Hetimore, sekretarja deputete e këtij komisioni znj. Antoneta Dhima, do të merret me administrimin e të gjithë shkresave të komisionit, të cilat do t’jua vërë në dispozicion deputetëve anëtarë.

Më tej, znj. Tabaku i’u vuri në dispozicion anëtarëve shkresat e ardhurua si përgjigje për verifikim informacioni nga disa njësi të qeverisjes vendore dhe disa Banka të nivelit të dytë dhe nga disa Banka qendrore.

Shkresat zyrtare të ardhura nga institucionet si përgjigje mbi kërkesat e mazhorancës janë 3 nga 11 të kërkuara, ndërsa nga kërkesat e opozitës janë 19 përgjigje nga 35 të kërkuara.

Mbledhja vazhdoi me diskutime, komente dhe sugjerime të ndryshme.

Së fundmi, znj. Tabaku informoi se një nga ekspertët e propozuar nga opozita dhe miratuar në seancën e mëprashme, nuk do të jetë ekspert pranë këtij komisioni në lidhje me hetimet, për shkak se funksioni aktual që ai mban nuk ja lejon.


Share