Thirrje për aplikim për përfaqësuesit e medias në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian
- Postuar më, 15/12/2021
Bazuar
në Ligjin nr. 15/2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të
Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, pranë Kuvendit të
Republikës së Shqipërisë është ngritur dhe funksionon Këshilli Kombëtar i
Integrimit Europian (KKIE), si struktura më e lartë këshillimore kombëtare për
integrimin evropian, i cili nxit dhe garanton bashkëpunimin gjithëpërfshirës
ndërmjet forcave politike, institucioneve publikë dhe shoqërisë civile, si dhe
siguron rritjen e transparencës në vendimmarrjen për çështjet e integrimit.
Këshilli
Kombëtar i Integrimit Europian drejtohet nga Kryetari i Komisionit Parlamentar
të Integrimit dhe ka si zëvendëskryetar kryesuesin e delegacionit shqiptar në
Komitetin Parlamentar për Stabilizim-Asociimin.
Gjithashtu,
në
përbërje të tij si të ftuar të përhershëm, krahas titullarëve të
institucioneve kryesore kushtetuese, përfaqësues nga universiteti publik dhe
biznesi ka edhe tre përfaqësues
nga media, të angazhuar në çështje të integrimit europian.
Bazuar
në parashikimet e Rregullores së KKIE, ftohen përfaqësuesit e medias, të
angazhuar në raportimin e çështjeve të lidhura me integrimin europian, të
aplikojnë pranë Sekretariatit Teknik për të marrë pjesë në takimet e KKIE si të
ftuar të përhershëm, për një periudhë 2 vjeçare.
Të gjithë të interesuarit, për t’u bërë pjesë e këtij
Këshilli, duhet të paraqesin një letër interesi, që duhet të përmbajë:
v Listën e shkrimeve dhe /apo emisioneve të zhvilluara në 5
vitet e fundit, të cilat lidhen me çështjet e integrimit evropian;
v Anëtarësinë në rrjete/koalicione
kombëtare/rajonale/ndërkombëtare në fushën e medias;
Letra e interesit duhet të dërgohet në adresën
elektronike info.kkie@parlament.al brenda
datës 15 dhjetor 2021.