Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit dhe në homazhet e vendosjen e kurorave me lule në monumentin e Pavarësisë, në Sheshin e Flamurit në Vlorë

  • Postuar më, 28/11/2021

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, mori  pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit dhe në homazhet e vendosjen e kurorave me lule në monumentin e Pavarësisë, në Sheshin e Flamurit në Vlorë.

 Me rastin e kësaj dite të shënuar, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, uron të gjithë shqiptarët:

“Sot është 28 Nëntor, përvjetori i 109 i ngritjes së Flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë! Me emocione e respekt të thellë, mora pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit dhe vendosa një kurorë në Monumentin e Pavarësisë, në Sheshin e Flamurit në Vlorë.

Nderim e lavdi Ismail Qemalit dhe  Patriotëve të Pavarësisë!

Motra e vëllezër shqiptarë, kudo ku ndodheni, në Shqipëri, Kosovë e Diasporë: Gezuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë!”


Share