Urim i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit: Vlerat e antifashizmit dhe të lirisë qëndrojnë në themelet e Shqipërisë demokratike

  • Postuar më, 29/11/2021

 

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, përshëndet me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të atdheut. “Sot është 29 Nëntor, përvjetori i 77-të i çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë. Sot është dita e mirënjohjes ndaj çlirimtarëve.  Është dita të nderojmë dëshmorët e Lirisë. Të  përulemi me respekt para veteranëve të Luftës, një pjesë të vogël të të cileve i kemi ende midis nesh dhe të cilëve u uroj jetë të gjatë!

 Në Luftën për çlirim shqiptarët u bashkuan rreth vlerave të antifashizmit dhe të lirisë, vlera të cilat qëndrojnë në themelet e Shqipërisë demokratike. Sot është koha të jemi bashkuar për përshpejtimin e rrugëtimit evropian të Shqipërisë, për të thelluar e avancuar reformat, në shërbim të zhvillimit të Shqipërisë, konsolidimit  të demokracisë dhe rritjes së mirëqenies së të gjithë qytetarëve.

 Gëzuar të gjithëve 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shqipërisë!”


Share