Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, znj. Mimi Kodheli, në cilësinë e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s merr pjesë në Forumin Parlamentar Transatlantik

  • Postuar më, 02/12/2021

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, znj. Mimi Kodheli, në cilësinë e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s  po merr pjesë në Forumin Parlamentar Transatlantik, që zhvillohet çdo vit në Uashington, SHBA.

Temat kryesore që po diskutohen në këtë forum janë angazhimi i SHBA-ve në Europë, më specifikisht në Ballkanin Perëndimor, Ukrainë, etj., sfidat në marrëdhëniet me Kinën, Rusinë apo Lindjen e Mesme, politika amerikane mbi klimën, teknologjia dhe inovacioni, etj. Të ftuar në panele gjatë këtyre ditëve janë përfaqësues të lartë të Administratës Biden, të cilët kanë prezantuar shtyllat kryesore të politikës së jashtme dhe i janë përgjigjur interesit të deputetëve të vendeve NATO mbi tema të ndryshme me interes të përbashkët.

Koncepti strategjik i NATO-s 2030, që do të miratohet në Samitin e Madridit vitin e ardhshëm është një nga shtyllat e diskutimit mes parlamentarëve, përfaqësuesve të NATO-s, si dhe ekspertëve të fushës. Ky forum është një aktivitet i përvitshëm që organizohet nga Asambleja Parlamentare e NATO-s së bashku me Këshillin e Atlantikut të Veriut dhe synon të njohë nga afër parlamentarët me politikën e jashtme të SHBA-ve duke dhënë mundësi më të mëdha interaktiviteti edhe nëpërmjet paneleve e sesioneve të përbëra vetëm nga anëtarë të Kongresit të SHBA-ve. Këtë vit në Forum morën pjesë mbi 200 parlamentarë.


Share