Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla priti sot Ambasadorin e Rumanisë, z. Octavian Serban
- Postuar më, 13/12/2021

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla u takua me Ambasadorin e Rumanisë, z. Octavian Serban
Znj. Nikolla vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis të dy vendeve, të cilat mbështeten në një traditë të gjatë lidhjesh e bashkëpunimi. Rumania është një vend i rëndësishëm i rajonit, anëtar i BE dhe një partner në NATO, ndaj dhe bashkëpunimi dypalësh me Rumaninë ka një rëndësi të veçantë për Shqipërinë.
“Ne vlerësojmë dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Rumania i ka ofruar Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE. Dhe kemi bësim se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë procesit të zhvillimit të negociatave. Rivitalizimi i bashkëpunimit parlamentar do t’i shërbejë gjithashtu zgjerimit e fuqizimit të bashkëpunimit midis të dy vendeve.”, theksoi Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.
Ambasadori Octavian Serban vuri në dukje gadishmërinë e Rumanisë për të vazhduar mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor si edhe shprehu angazhimin për të kontribuar në rifillimin e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Deputetëve të Rumanisë, me daljen graduale nga pandemia. Kryetarja Nikolla dhe Ambasadori Serban diskutuam edhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar si edhe çështje të tjera të bashkëpunimit dypalësh.