Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, zhvilloi bashkëbisedimin mujor me gazetarët

  • Postuar më, 13/12/2021

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, zhvilloi sot bashkebisedimin e permuajshem me gazetaret. 

Periudha prej takimit tonë të fundit ka qenë, siç e keni konstatuar, një periudhë e ngjeshur. Kuvendi ka funksionuar si një kantier i vërtetë i shqyrtimit të akteve ligjore, miratimit të akteve normative, ushtrimit të kontrollit parlamentar dhe të funksionit zgjedhës, tekshoi znj. Nikolla, duke hapur kwtw bashkwbisedim. 

Në vijm, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, bëri një pasqyrë të arritjeve, problemeve dhe sfidave që ka përballkuar Kuvendi gjatë muajve tetor-nëntor 2021.

Veprimtaria ligjvënëse

Në lidhje me veprimtarinë ligjvënëse, nuk do të zgjatem në një paraqitje të listës së ligjeve të miratuara, por do të rreshtoj disa prej tyre, me rëndësi të vecantë për vendin dhe qytetarët. 

Ngjarja më e rëndësishme  e kësaj periudhe është miratimi i buxhetit  për vitin 2022, shoqëruar me paketën fiskale. Buxheti, i hartuar nga Qeveria, u hartua, u shqyrtua dhe u miratua me përgjegjësinë maksimale të Kuvendit, duke mbajtur në konsideratë vlerësimet dhe rekomandimet e institucioneve financiare ndërkombëtare, si Komisioni Europian, FMN e Banka Botërore, si dhe të agjencive ndërkombëtare që mbikëqyrin ekonominë e vendit tonë. 

Buxheti i miratuar ka në themel objektivat e kuadrit makroekonomik e fiskal afatmesëm për tri vitet në vijim, duke synuar konsolidimin e rimëkëmbjes ekonomike të vendit pas dy fatkeqësive natyrore, si tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia e shkaktuar nga COVID-19. Gjatë vitit 2021, politika fiskale nevojitej të ishte ekspansioniste, për arsye se vendi dhe e gjithë bota ndodhen ende nën efektet e pandemisë. Për të bërë të mundur zbatimin e një politike të tillë, Kuvendi miratoi disa ndryshime në rregullat fiskale, të parashikuara në ligjin për menaxhimin e sistemit buxhetor.Është normale që si në cdo vend demokratik, buxheti kundërshtohet nga opozita. Dhë kështu ndodhi. Sic jeni informuar, buxheti është kthyer nga Presidenti i Republikës  për rishqyrtim në Kuvend. Kuvendi do ta rishqyrtojë, brenda afatave kushtetuese dhe atyre të parashikuara në Rregulloren e Kuvendit.  

Gjatë kësaj periudhe u miratua edhe  ligji “Për bashkëqeverisjen”, i cili  siguron më shumë intrumente  për të rritur rolin dhe pjesmarrjen e publikut në vendimmarrje. Pjesëmarrja e publikut  është thelbësore në demokraci.  Bashkëqeverisja nuk  është një fasadë, por një mënyrë qeverisjeje. Dëshiroj të ritheksoj me këtë rast parimin e Linkolnit se me mbështetjen e publikut dhe të qytetarëve nuk dështojmë kurrë; pa mbështetjen e tyre nuk arrijmë kurrë sukses. Nga ky vizion niset edhe ligji për bashkëqeverisjen, i cili krijon një mekanizëm gjithëpërfshirës të vendimmarrjes me publikun, si një garanci për realizimin e të drejtave dhe interesave të tyre të ligjshme, nëpërmjet degës ekzekutive të qeverisjes.

Bashkëqeverisja pritet të sjelle rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike dhe përgjegjshmërisë së nëpunësve publikë ndaj qytetarëve, duke siguruar pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje dhe ndërveprimin me organet publike.

Parashikimet e shprehura ne dispozitat e ketij ligji te garantojne që organet administrative nuk do të neglizhojnë shqyrtimin e kërkesave të qytetarëve për nisjen e procedurës administrative dhe të ankimeve administrative, të paraqitura pranë tyre. 

Kuvendi mbështeti masat e marra nga Qeveria për t'u përballur me sfidat e shkaktuara nga Covid-19, ku ndër më kryesoret edhe është furnizimi me vaksina anticovid.

Gjatë periudhës nëntor-dhjetor 2021, miratoi një akt normativ për disa ndryshime në marrëveshjen me Pfizer për prodhimin dhe furnizimin me vaksina anti Covid-19. Nje nismë tjetër për ndryshimin e kesaj marreshjeje është depozituar ne Kuvend dhe pritet te shqyrtohet se shpejti. Qëllimi kryesor i tyre ka qenë mbrojtja e shëndetit publik. Gjej rastin të rithekësoj lutjen time për të gjithë qytetarët shqiptarë: Vaksinohuni që të shpëtoni jetën tuaj dhe jetët e të tjerëve. Mbrojtja e jetës se secilit është një e drejtë; mbrojtja e jetës së të tjerëve dhe e shëndetit publik është një detyrë.

Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara kanë pasur në fokus mbështetjen e bashkëpunimit rajonal të Shqipërisë. Kam parasysh financimin për zhvillimin ekonomik e social të zonave ndërkufitare me Maqedoninë e Veriut, vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet këtyre dy vendeve, kryerjen e kontrolleve doganore e kufitare si dhe vijimin e zbatimit të projekteve për përfundimin e disa veprave infrastrukturore. 

Kontributi në procesin e integrimit europian

Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2021, publikuar në datën 19 tetor, theksoi se Kuvendi ka miratuar 16 ligje me përafrim dhe për herë të parë nuk përmbajti rekomandimin se: “Parlamenti duhet të përmirësojë kapacitetet e tij për të monitoruar përputhshmërinë e legjislacionit të ri me standartet komunitare”, duke e konsideruar të realizuar këtë rekomandim që kishte dhënë në raportet e viteve të mëparshme. 

Në lidhje me procesin e integrimit europian,  Kuvendi adresoi rekomandimet e Grupit të Posaçëm të Veprimit Financiar  si dhe çështjet e evidentuara nga Moneyval në ligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe fi¬nancimit të terrorizmit” të ndryshuar””, duke e sjellë  në përputhje me standardet ndërkombëtare në fushën kundër pastrimit të parave. 

Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian, pas rikonstituimit me 22 anëtarët e rinj deputetë, ka vijuar të organizojë takimet periodike mbi zbatimit të detyrimeve për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian si dhe ato ndërgjegjësuese/informuese mbi proçesin e integrimit europian në tërësi.

Nga data 1-15 Nëntor 2021 u organizua on line, edicioni i 6 i Shkollës së Integrimit Europian. Ky aktivitet u organizua në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Evropian, Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), Fondacionin Friedrich Ebert. 

Pas publikimit të Raportit Vjetor të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2021 dhe në zbatim të Rregullores së Kuvendit, Shërbimet e Kuvendit, hartuan një Plan Veprimi për zbatimin e rekomandimeve të KE për Kuvendin dhe përmirësimin e përformancës së tij sipas standardeve më të mira demokratike. Ky Plan Veprimi është i ndarë në 3 objektiva kryesore: i) Forcimi i funksionit ligjvënës të Kuvendit, ii) Forcimi i rolit mbikëqyrës të Kuvendit, iii) Forcimi i transparencës së Kuvendit. 

Aktualisht në Kuvend janë depozituar 2 projektligje me përafrim, të cilat do të shqyrtohen nga KIE në fillim të sesionit të ardhshëm parlamentar. (Projektligji Për të drejtat e autorit dhe Projektligji “Mbi organizimin dhe funksionimin e Grupeve Lokale të Veprimit.)

Forcimi i transparencës së veprimtarive parlamentare

Me insistimin tim si Kryetare e Kuvendit, kemi reaguar institucionalisht ndaj vërejtjeve që janë bërë për veprimtarinë e shërbimeve parlamentare, duke dalluar vërejtjet politike të Raportit te KE-se per Shqiperine për vitin 2021 per Kuvendin nga vërejtjet për shërbimet parlamentare të Kuvendit. 

Mbështetur ne rekomandimet e Raportit si edhe ne vijim te takimit tone të mëparshëm, bazuar edhe ne Planin Strategjik 2020-2025 te Kuvendit, gjate ketyre dy muajve kemi ndërmarrë disa veprime konkrete persa i takon transparences se veprimtarise parlamentare, nepermjet transmetimit dhe publikimit te dokumentacionit parlamentar ne faqen zyrtare te Kuvendit.

U realizuan nderhyrjet e nevojshme, duke reflektuar dhe shqetesimet tuaja dhe konkretisht:

Jane rimodeluar presetet e kamerave te gjithe komisioneve dhe salles se grupit, sipas kerkesave tuaja.

Eshte rishikuar rezolucioni i transmetimit per mediat.

Eshte rregulluar sinkroni audio-video tek komisionet qe kishin shfaqur kete lloj problemi.

Eshte caktuar nje specialist IT ne cdo komision per ndjekjen e problemeve.

Per sa i takon rekomandimeve te Raportit te KE ldhur me zbardhjen e procesverbaleve ne kohe dhe sipas percaktimit te Rregullores se Kuvendit, kam urdhëruar që Sherbimi i Redaktoreve të punojë me kapacitet te plote per zbardhjen ne kohe dhe me cilesi te te gjitha mbledhjeve te komisoneve dhe seancave plenare, ne menyre qe sipas percaktimit te Rregullores te kemi te zbardhur ne mbledhjen e radhes veprimtarine e komisonit. Kam kërkuar që, nëse është e nvojshme, të shtohen burimet njerëzore, për të garantuar publikimin e procesverbaleve në përputhje me Rregulloren. 

Nga ana tjeter, ne ndryshim nga vitet e tjera, tashme mbledhjet e te gjitha Komisoneve Parlamentare, per shkak te sistemit audio video dhe transmetimit live te tyre nga ana e Kuvendit, jane te aksesueshme ne cdo kohe nga i gjithe publiku, ne faqen zyrtare ËEB te Kuvendit si dhe ne faqen FB te  Kuvendit. 

Sa me siper publiku i gjere ka mundesine te aksesoje ne cdo kohe me audio dhe video mbledhjen e Komisionit, pavaresisht nese eshte publikuar provecverbali i mbledhjes apo jo. 

Kuvendi ka bërë funksionale Platformën on-line të konsultimit publik të projektligjeve dhe akteve të tjera. 

Komisionet parlamentare, pas miratimit të kalendarëve të punës dhe caktimit të akteve që do t’i nënshtrohen konsultimit me palët e interesuara, mund të përdorin platformën on-line për të publikuar aktet për të cilat kërkohet mendimi dhe opinioni i publikut. 

Deri tani janë të regjistruara dhe përdorues të platformës 8 organizata, 4 individë dhe 4 lobistë. Janë konsultuar 12 projektligje, tashmë të kaluara në arkivë, për të cilat ka 13 komente.

Veprimtari parlamentare në territor

Veprimtaritë parlamentare të Kuvendit janë shtrirë edhe në territorin e vendit. 

Kuvendi, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së dhe Organizatën EcoAlbania, po organizojnë në formatin e një forumi të përbashkët rajonal diskutimi me pjesëmarrjen e deputetëve, shoqërisë civile, të rinjve dhe aktorëve të tjerë lokalë për çështjet mjedisore

U organizuan me suskese dy forumet e para ne Vlore, më 26 nëntor, dhe Durrës, më 4 dhjetor, dhe po vazhdojmë përgatitjet me forumin e Lezhes, i cili do te organizohet neser, ne datën 14 dhjetor 2021.

Këto forume kanë sensibilizuar aktorët dhe komunitetet lokale mbi përmirësimin e legjislacionit si edhe zbatimin më rigoroz të tij për zhvillimin e qendrueshëmn dhe mbrojtjen e mjedisit. 

Mbikqyrja dhe mbështetja e institucioneve të pavarura

Gjatë muajit nëntor, unë si Kryetare e Kuvendit, kam zhvilluar takime individuale me të gjithë titullarërt e institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj, të cilat raportojnë në Kuvend. 

Gjatë këtyre takimeve, jam njohur nga afër me problematikat e tyre, nevojat që kanë dhe vështirësitë me të cilat ndeshen, për të garantuar zbatimin nga Qeveria të rekomandimeve të institucioneve të pavarura.

Në kuadrin e ndjekjes e zbatimit të “Mekanizimit Ndërinstitucional Kuvend-Qeveri-Institucione të Pavarura”, më datën 15 dhjetor do të zhvilloj takimin me drejtuesit e qeverisë dhe institucioneve të pavarura, të cilat raportojnë në Kuvend. 

Gjatë shqyrtimit në komisionet parlamentare të projektligjit për buxhetin e vitit 2022, gjatë muajit nëntor, një vëmendje e posaçme iu kushtua shqyrtimit të kërkesave buxhetore të institucioneve të pavarura, duke u siguruam të plotësonim ato më prioritaret dhe mbështetjen më të madhe e morën institucionet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

Gjatë muajit nëntor Kuvendi shpalli vakancat per 4 anëtarë të Autoritetit për Informimin e Dosjeve të Ish Sigurimit të Shtetit, pasi anëtarëve aktual u ka përfunduar mandati 5 vjeçar në 17 nëntor.

6 pozicione vakante u shpallën për anëtarë të Autoritetit të Medias Audiovizive.

Gjithashtu pas shpalljes së vakancave për dy pozicione "anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë", dhe pas administrimit të dokumentacionit të depozituar në Kuvend nga aplikantët e interesuar, pritet të zhvillohet dëgjesa publike e më pas të vijohet me procedurën parlamentare, sipas përcaktimeve të nenit 111 të Rregullores së Kuvendit.

Në 15 nëntor u mbajt Mbledhja e Posaçme e Rektorëve dhe Dekanëve të institucioneve të Arsimit të Lartë, në zbatim të procedurës ligjore për zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nga radhët e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës. Kuvendi është i angazhuar në zbatimin me përpikmëri të procedurës sipas dispozitave të ligjit me qëllim përzgjedhjen e kandidatëve më cilësor dhe me integritet të lartë njerëzor e profesional.

Në seancën e datës 9 dhjetor Kuvendi zgjodhi Kryetarin e Autoritetit të Konkurrencës.

Diplomacia parlamentare dhe bashkëpunimi ndërkombëtar

Siç e kam bërë të ditur, gjatë kësaj legjislature bashkëpunimi me Kuvendin e Kosovës ka hyrë në një stad të ri. Kuvendi ynë po mbështet Kuvendin e Kosovës, sidomos në organizatat ndërkombëtare ku Kosova ka akses të kufizuar ose nuk është anëtare, siç janë delegacionet parlamentare apo veprimtari të tjera.

Më 11 tetor u mbajt Tryeza e përbashkët e Kryetarëve të Komisioneve të përhershme parlamentare dhe është përgatitur për t’u nënshkruar edhe Memorandumi i Bashkëpunimit midis të dy Kuvendeve.

Më 22 tetor, unë mora pjesë në Konferencën e kryeparlamentarëve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Suksesi i kësaj veprimtarie ishte paraqitja e argumenteve për plotësimin nga Shqipëria të të gjitha rekomandimeve të BE-së për integrimin si edhe prezantimi i kërkesës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.  

Më 26 nëntor u mbajt në Tiranë sesioni i 33-të i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë për Evropën. Prania e Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë është një mundësi për të rritur kontributin për kulturën, sigurinë dhe paqen. Nga ana tjetër e vlerësuam këtë shans edhe për të siguruar praninë në këtë sesion edhe të Kuvendit të Kosovës.

Më 1 dhjetor u takova në Bruksel me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, prej të cilit mora garancinë se Parlamenti Evropian do të vazhdojë të jetë zëri i Shqipërisë brenda Bashkimit Evropian dhe se inercitë nacionaliste nuk duhet të pengojnë të ardhmen evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Po ju citoj vlerësimin e Presidentit Sassoli se “BE ka një boshllëk të madh pa Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor”.

Veprimtari ndërgjegjësuese 

Gjatë muajti nëntor-dhjetor Kuvendi dhe unë personalisht iu bashkuam fushatës së Fiongos Blu kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe fushatës 16-ditore të ndërgjegjësimit kundër dhunës me bazë gjinore. 

Kjo e fundit u kurorëzua me organizimin, nga Kuvendi, më 10 dhjetor,  të Tryezës me shoqërinë civile e organizatata ndërkombëtare  “Angazhimi i Kuvendit në luftën kundër dhunës në familje”, e cila bëri thirrje  për një debat të hapur publik për çështjet e zbatimit të ligjit kundër dhunës në familje. 

Konstituimi i grupeve vullnetare të Kuvendit

Gjatë muajit nëntor u konstituua Grupi i Deputetëve Miqtë e Fëmijëve, i cili zhvilloi mbledhjen e parë më 19 nëntor.

Gjithashtu, është në proces formimi dhe Aleanca e Grave Deputete, e cila do të zhvillojë mbledhjen e parë më 17 dhjetor.

Komisionet hetimore

Me propozimin e opozitës parlamentare, Kuvendi ka ngritur dy komisione hetimore: Komisioni Hetimor për  kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier (Komisioni) për inceneratorët_ dhe Komisioni Hetimor për kontrollin e veprimtarisë së organeve të administratës publike dhe pushtetit vendor për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021 (Komisioni për zgjedhjet).

Komisioni për inceneratorët është në fazën e grumbullimit, administrimit të dokumentacionit dhe miratimit të planit të hetimit.

Komisioni për zgjedhjet është në fazën e grumbullimit dhe administrimit të dokumentacionit dhe ka miratuar planin hetimor vetëm me votat e shumicës.  

Pas informimit mbi çështjet e mësipërme, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, iu përgjigj pyetjeve të drejtuara nga gazetarët. 




Share