Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi në parim një projektligj

  • Postuar më, 14/12/2021

Në drejtimin e nënkryetarit z. Xhemal Qefalia Komisioni për Sigurinë Kombëtare mori në shqyrtim projektligjin “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale” ( shqyrtim njëherësh me nismën e zgjedhësve) dhe projektligjin “Për krijimin e regjistrit kombëtar të autorëve të veprave penale me natyrë seksuale”.  (Shqyrtim njëherësh me nismën e deputetes Erisa Xhixho). Të ftuar ishin znj . Erisa Xhixho në cilësinë e propozueses, znj. Silvana Alimadhi Shefe sektori për krimet në familje dhe të mitur në Drejtorinë e Policisë së Shtetit si dhe përfaqësues nga shoqëria civile. 

Deputetja znj. Erisa Xhixha në cilësinë e propozueses  në fjalën e saj sqaroi se projektligji është përgatitur në bashkëpunim me një ndër organizatat kryesore të shoqërisë civile CRCA. Ne dekadat e fundit, ka patur nje rritje te numrit te krimeve seksuale-bëri me dije znj. Xhixho. “Projektligji ka per qellim monitorimin e autoreve te veprave penale me natyre seksuale te cilet jane denuar me vendim te formes se prere duke parashikuar raportimin e te dhenave te caktuara personale, te regjistruara ne Regjistrin Kombetar te Autoreve te Krimeve Seksuale me qellim: uljen e shkalles se recidivizmit; lehtesimin e hetimit dhe ndjekjes penale per krime qe mund te kryejne ne te ardhmen; parandalimin e punesimit te autoreve te krimeve seksuale ne vende pune te lidhura me femijet, duke ndaluar punesimin e ketyre personave qe jane denuar per vepra penale qe lidhen me abuzimin seksual ne veprimtari qe lidhen me kete kategori; mundeson vleresimin e riskut dhe menaxhimin e riskut; te siguroje qe organet ligjzbatuese te mbrojne publikun duke identifikuar vendndodhjen e autoreve te krimeve seksuale dhe duke siguruar mjetet per te monitoruar aktivitetet e tyre” 

Relatorja për komisionin znj. Antoneta Dhima sqaroi se, nisma per hartimin e ketij projektligji u arrit nga mbledhja e 21 mije nenshkrimeve te zgjidhesve per propozimin e projektligjit Kuvendit te Republikes se Shqiperise. 

Znj. Ejnxhi Pepa, përfaqësuese e Linjës së Këshillimit plr Gra dhe Vajza shpjegoi se pika ku ndahen dy projektligjet është te të bërit të dhënat publike . “Nëse krijojmë një rregjistër i cili administrohet dhe aksesohet  vetëm nga institucionet, komisariatet e policisë apo Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, i bie që të kemi vetëm një databazë të thjeshtë të autorëve të krimeve sexuale. Në momentin që rregjistri bëhet pjesërisht publik dhe për qytetarët , atëherë ai avancohet dhe ne nxisim policimin në komunitet. Aktualisht janë rreth 50 pedofilë në Tiranë të evidentuar, por janë vetëm 2 policë përgjegjës për monitorimin e tyre. Në këtë mënyrë e bën shumë më të thjeshtë monitorimin e tyre dhe një rregjistër i tillë i hapur rrit sigurinë publike më tepër sesa një rregjistër i mbyllur” vijoi sqarimin znj. Pepa.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve nga anëtarët komisioni miratoi në parim projektligjet në fjalë.


Share