Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti Ambasadorin e Katarit, z. Ali Bin Hamad Al-Marri
- Postuar më, 15/12/2021

16 dhjetor 2021
Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti Ambasadorin e Katarit, z. Ali Bin Hamad Al-Marri.
Kryetarja Nikolla vlerësoi vullnetin politik për forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit, të cilat prej vendosjes në 1992 janë zhvilluar në mënyrë shumë miqësore e të qëndrueshme, shprehu mirënjohjen për ndihmën që Shteti i Katarit i dha Shqipërisë pas tërmetit të nëntorit 2019 si edhe në luftën kundër pandemisë.
Marrëdhëniet
me Katarin po zgjerohen dhe intensifikohen. Vizita e Kryeministrit Edi Rama në
Katar, gjatë së cilës, u nënshkruan tre marrëveshje, marrëveshja e transportit
detar, sigurisë dhe sportit, shënoi një stad të ri në bashkëpunimin dypalësh në
fushën e ekonomisë, nxitjes dhe mbrojtjes së investimeve, turizmit, energjisë, transportit ajror dhe detar etj.
Kryetarja Nikolla dhe Ambasadori Al-Marri
biseduan edhe mbi rifillimin e bashkëpunimit parlamentar dhe shkëmbimin e vizitave
të nivelit të lartë si edhe midis komisioneve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë
dhe Parlamentit të Shtetit të Katarit.