Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi seancë dëgjimore me 6 kandidatë për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

  • Postuar më, 22/12/2021

22 dhjetor 2021

Në drejtimin e kryetarit z.Eduard Shalsi dhe në cilësinë e komisionit përgjegjës, komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi pjesën e dytë të seancave dëgjimore me kandidatët që kanë aplikuar për dy vende vakante të krijuara në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.   Vakancat në këshill vijnë për shkak të përfundimit të mandatit 7 vjeçar të znj. Natasha Ahmetaj dhe z. Tonin Kola, të zgjedhur si anëtarë në dhjetor të vitit 2014.

Në mbledhjen e sotme u zhvilluan dëgjesa me  z. Edvin Libohova, z. Elvin Meka, z. Mateo Spaho, znj. Manuela Tandini, znj. Senida Mesi dhe znj. Marta Muço, të cilët pasi paraqitën eksperiencat profesionale dhe vizionin e tyre në lidhje me pozicionin për të cilën kandidonin, iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve lidhur me sfidat e BSH, pavarësinë e këtij institucioni,etj.


Share