Nis punimet Sesioni i Dytë i Legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë

  • Postuar më, 17/01/2022

Në drejtimin e Kryetares së Kuvendit znj. Lindita Nikolla, nisi sot punimet sesioni i dytë i Legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë. 

Kryetarja e Kuvendit, pas çeljes së seancës nën tingujt e Himnit Kombëtar, kërkoi nga deputetët një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli. “Sassoli ishte një politikan italian dhe evropian, një president evropian dhe një avokat  i integrimit të Shqipërisë në BE.” u shpreh Kryetarja e Kuvendit.

Më pas znj. Lindita Nikolla mbajti fjalën hapëse të sesionit të ri, duke u përqendruar kryesisht në parashtrimin e objektivave kyçe për këtë sesion.

Në këtë seancë, mbajtën fjalë përshëndetëse edhe dy nga kryetarët e grupeve parlamentare, z. Taulant Balla, i grupit parlamentar të Partisë Socialiste , dhe z. Enkelejd Alibeaj m, i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Seanca e sotme po ashtu, njoftoi çështjet e depozituara në Kuvend për shqyrtim, miratimin me mirëkuptim të programit të punës së Kuvendit për periudhën 17 janar-25 shkurt 2022, si dhe kalendarin 3 –javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 17 janar-4 shkurt 2022.

Gjithashtu, në çeljen e seancës së sotme, përshëndeti edhe Presidenti i Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan. Dita  e sotme përkoi me rastin e vizitës së tij në Shqipëri, për inaugurimin e apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në fjalën e saj të mirëseardhjes, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, vuri në dukje se “Presidenti Erdogan është një mik i nderuar i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Një mik në ditë të mira, por edhe një mik në ditë të vështira.

Solidarizimi e mbështetja në ditët e vështira të tërmetit dhe të pandemisë reflektojnë më së miri marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë midis popujve tanë.

Marrëdhëniet tona nuk janë thjesht miqësore, solidare e njerëzore. Shqipëria dhe Turqia janë partnerë të besueshëm në NATO dhe në përpjekjet e përbashkëta për zhvillimin, sigurinë, fqinjësinë e mirë, paqen, stabilitetin në rajon, kontinent e më gjerë.

"Deklarata e Përbashkët Politike" i ngriti marrëdhëniet dypalëshe në nivelin e partneritetit strategjik dhe hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet midis vendeve tona.

Në këto zhvillime është, padyshim, kontributi politik dhe personal i Presidentit Erdogan, për të cilën gjej rastin të shpreh mirënjohjen e thellë të Kuvendit të Shqipërisë.”

Ndërsa Presidenti Erdogan, në fjalën përshëndetëse drejtuar Kuvendit, theksoi midis të tjerash:

“Ne i kemi ngritur zyrtarisht marrëdhëniet tona në nivelin e partneritetit strategjik. 

Në do vazhdojmë të kontribuojmë në stablitetin e vendeve tona dhe mbarë rajonit. 

Në ndjekim me vlerësim rolin konstruktiv që ka luajtur Shqipëria në Ballkan dhe për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. 

Dua të uroj Shqipërinë për anëtarësimin e përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ne do të ndajmë përvojat tona për këtë detyrë që e kemi kryer në të kaluarën. 

Populli turk qëndron pranë popullit shqiptar sic ka qenë gjithmonë.”


Fjala e kryetares së Kuvendit znj. Lindita Nikolla, me rastin e fillimit të sesionit të ri parlamentar

 

‘Të nderuara kolege dhe kolegë deputetë,

Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri 2022 dhe shëndet e mbarësi në familjet tuaja dhe në misionin  tonësi përfaqësues të popullit.

Ju uroj, gjithashtu, një sesion parlamentar produktiv e të suksesshëm, në shërbimin tonëndaj zgjedhësve e qytetarëve.

Para se të fillojmë me rendin e ditës, kam kënaqësinë t’Ju  bëj me dije se në këtë seancë do të marrë pjesë një mik i nderuar, që ka treguar me veprime konkrete dashurinë, miqësinë e solidaritetin me Shqipërinë dhe popullin shqiptar: Presidenti i Republikës së Turqisë, Shkëlqesia e Tij, Zotin Rexhep Taip Erdogan, i cili do të përshëndesë Kuvendin e Shqipërisëpas pak  minutash.

Gjatë vizitës sime në Turqi në fund të muajit dhjetor, Presidenti Erdogan më premtoi se do tëvijë në Shqipëri për të inauguruar 524 apartamentet që janë ndërtuar në Bashkinë e Kurbinit për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Unë e ftova Presidentin të përshëndesëKuvendin e Shqipërisë dhe sot ai është këtu, nëpërgjigje të kësaj ftese dhe të këtij premtimi.

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, dëshiroj tënënvizoj shkurt disa prioritete dhe sfida me tëcilat do të përballemi, gjatë këtij sesioni.

I.  

Bashkimi Evropian është ylli polar i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Ky sesion do tëjetë sesioni i mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri.  Këtë e dëshirojmë të gjithë ne, por mbi të gjitha, e dëshirojnë dhe e meritojnë qytetarët  shqiptarë. 

Këtë e dëshiron edhe vetë Bashkimi Europian, Parlamenti e Komisioni Evropian si edhe tëgjitha vendet anëtare. Vetë Presidenti i ndjerë i Parlamentit Evropian, David Sassoli, i cili ishte avokati dhe zëri i Shqipërisë brenda Bashkimit Evropian, e konfirmoi këtë qëndrim në takimin që patëm në fillim të muajit dhjetor në Bruksel.

Disa inerci të së kaluarës në marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve në rajon, kemi besim se do të kapërcehen e sfidohen nga tendenca e pakthyeshme e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkuar BE-së, familjes sëpërbashkët evropiane. Mjegullat e trashëgimive konfliktuale historike, nuk duhet të pengojnëndriçimin e perspektivës  evropiane të rajonit.

Ndërkohë, Kuvendi do të vazhdojë të zbatojëPlanin e Veprimit të hartuar e miratuar pas publikimit të Raportit Vjetor të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2021, i cili përbëhet nga 26 masa dhe 11 nënmasa.  

Kuvendi do të vazhdojë të udhëheqë procesin e integrimit evropian, duke garantuar legjitimitetin demokratik të këtij procesi,  si edhe nëpërmjet:

• Forcimit të kapaciteteve të Komisionit të Integrimit Europian dhe Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian; 

• Forcimit të kapaciteteve institucionale të Kuvendit për kontrollin e përputhshmërisë së projektligjeve me standartet e BE-së;

• Monitorimi i përmbushjes nga Qeveria dhe institucionet e pavarura i detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit.

Ushtrimi sistematik i funksionit mbikëqyrës të Kuvendit ndaj veprimtarisë së qeverisë, lidhur me zbatimin e ligjeve dhe politikave, përmes përdorimit më intensiv të interpelancave, pyetjeve dhe mocioneve për debat, mbetet një nga prioritetet e përcaktuara në Planin e Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raporteve të progresit të Komisionit Europian. 

Ushtrimi i këtij funksioni rregullisht dhe në mënyrë të vazhdueshme e bën më transparente veprimtarinë e Qeverisë dhe forcon besimin e qytetarëve ndaj procesit.

Përparësitë e përcaktuara në Planin e Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raporteve të progresit të Komisionit Europian do të përcaktojnë edhe disa aspekte të veprimtarisëligjvënëse dhe thellimin e reformave që  po zbatojmë.

II.

Reforma në drejtësi do të vazhdojë të jetë njëprioritet i veprimtarisë ligjvënënëse e kontrolluese të Kuvendit edhe gjatë këtij sesioni.  

Miratimi i ndryshimit kushtetues të propozuar lidhur me zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë për të përmbyllur me sukses procesin e vetting-ut, mbështetur edhe në opinionet e Komisionit të Venecias, do të jetë një ndër prioritetet e reformës në drejtësi dhe të vetësesionit. 

Kuvendi do të përmbushë detyrat e veta edhe për plotësimin  në kohë të vakancave që janëkrijuar dhe/ose do të krijohen gjatë sesionit, nëmënyrë që sistemi të funksionojë me produktivitet, me një cilësi të lartë dhe tëplotësojë pritshmëritë e qytëtarëve për të dhënëdrejtësi. 

Përsëris se qëllimi kryesor i reformës në drejtësi është dhënia e drejtësisë për qytetarët dhe mbështetja e zhvillimit të vendit. 

III.

Reforma zgjedhore do të jetë një ndër prioritetet e sesionit të ri.  

Komisioni i posaçëm “Për realizimin e reformës zgjedhore”, propozuar si nismë deputetësh gjatësesionittë kaluar, do të ngrihet sa më shpejt, qënë fillim të këëtij sesioni, për t’u hapur rrugëhapave të mëtejshëm të reformës: bashkëpunimit me OSBE/ODIHR dhe angazhimit të ekspertëve për përgatitjen e projektit të ndryshimeve ligjore

Reforma do të realizohet pas një procesi të hapur dhe gjithpërfshirës konsultimi për hartimin e ndryshimeve të kuadrit ligjor zgjedhor, të cilat do të reflektojnërekomandimet e raporteve  të OSBE/ODIHR-it. 

IV. 

Veprimtaria ligjvënëse e Kuvendit gjatë këtij sesioni do të përqëndrohet në prioritetet dhe nevojat e zhvillimit të vendit e garantimit tëmirëqenies dhe të drejtave e lirive të qytetarëve.

Përveç akteve ligjore të parashikuara nëprogramin e punës së Kuvendit, gjatë këtij sesioni do të adresojmë edhe disa çështje tëmprehta, si përgjigje ndaj problematikave shoqërore të vendit. 

Gjatë sesionit të kaluar, Kuvendi, komisionet parlamentare  si edhe deputetët u angazhuan nëmjaft veprimtari kundër dhunës me bazëgjinore, disa prej të cilave ishin pjesë e nismave globale të OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare, dhe disa të tjera nismat tona. 

Gjatë këtij sesioni kontributi i Kuvendit në këtëaspekt do të konkretizohet më së pari nëveprimtarinë ligjvënëse. Pavarësisht përmirësimeve ligjore, përvoja, por edhe realiteti shoqëror dhe ashpërsimi i formave tëdhunës, na sugjeron se duhet të avancojmë me ndryshime të tjera ligjore, për të kufizuar shfaqjet e dhunës gjinore dhe dhunës në familje, të cilat  shfaqen si dhunë ndaj grave, vajzave e fëmijëve. 

Për këtë çështje ne do të krijojmë një sinergji tëfortë me organizatat  e shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë politikë, shoqëror, madje edhe me komunitetet fetare. 

Për këtë do të kontribuojnë edhe dy grupimet e deputetëve të Kuvendit, Grupi i Deputetëve Miqtë e Fëmijëve dhe Aleanca e Grave Deputete.

Ndërkohë, komisionet epërhershme parlamentare do të shfrytëzojnë mëmirë ekspertizën profesionale dhe të paanshme, nëpërmjet koordinimit të punës si me shërbimet përkatëse të ministrive e Këshillit të Ministrave, ashtu edhe me aktorë të shoqërisë civile, universiteteve dhe komuniteteve akademike, si edhe studentëve të ekselencës, për të prodhuar akte ligjore që t’u shërbejnë, madje edhe t’u paraprijnë, nevojave e prioriteteve të zhvillimit të vendit.

Ka më shumë hapësira e mundësi që aktet e reja ligjore që miratojmë të reflektojnë më mirë tre standarte të rëndësishme: kërkesat e integrimit evropian, dimensionin gjinor dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. 

Kuvendi dhe unë personalisht do të vazhdojmë të jemi të hapur e të debatojmë për nismat në proces, madje do të mirëpresim çdo nismë të re ligjore, në respekt të Kushtetutës, Republikës, forcimit të demokracisë, të ardhmes evropiane të Shqipërisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

V.

Kontrolli parlamentar do të vazhdojë tëpërbëjë një prioritet konstant të veprimtarisë sëKuvendit.  Kuvendi do të vazhdojë të mbështesë nismat ekzistuese, por edhe çdo nismë të re, të mbështetur në Kushtetutë dhe Rregulloren e Kuvendit, duke respektuar të drejtën e pakicës për ushtrimin e kontrollit dhe mbikqyrjes  parlamentare.

Gjatë këtij sesioni do të përfundojë rishikimi ikuadrit rregullator për mekanizmin ndërinstitucional Kuvend-Qeveri-Institucione tëpavarura mbi rritjen e zbatueshmërinë sërekomandimeve të institucioneve.

Grupi ndërinstitucional i punës, i mbështetur nga ekspertët e OSBE-së, do të përfundojëprojektin e këtij dokumenti, i cili do t’i përcilletseancës plenare brenda muajti mars.

Pas miratimit të vendimit për mekanizmin, do tërealizohen ndryshimet teknike të platformësndërinstitucionale, për të mundësuar prodhimin e raporteve analitik dhe rritjen e nivelit të aksesit për përdoruesve publik. 

Qëllimi i këtyre përmirësimeve proceduriale, strukturorore dhe teknike është rritja e eficencës dhe produktivitetit të punës së institucioneve tëpavarura, si roje të intersit publik dhe të tëdrejtave të qytetarëve.

VI.

Edhe gjatë këtij sesioni bashkëpunimi me Kuvendin e Kosovës do të zgjerohet e intensifikohet, duke u mbështetur edhe nga Marrëveshja e Bashkëpunimit, e cila ështëpërgatitur e dakortësuar nga të dy palët dhe do të nënshkruhet shumë shpejt. 

Aktiviteti i parë i Kuvendit për këtë sesion dhe për vitin 2022 ishte vizita gjatë javës që kaloi e delegacionit të Komisionit për Legjislacionin eKuvendit të Kosovës, i ftuar nga Komisioni i Ligjeve i Kuvendit, me të cilin u realizua njëbashkëpunim i frytshëm.

VII.

Në funksion të rritjes së transparencës dhe përmirësimit të komunikimit me publikun dhe median, unë si Kryetare e Kuvendit kam institucionalizuar bashkëbisedimet periodike me gazetarët. 

Ashtu si deri tani, përdorimi  eficient i teknologjisë së informacionit në organizimin e mbledhjeve dhe të veprimtarive parlamentare nëtë gjitha format, fizikisht, online apo hibrid, duhet t’i shërbejë dhe do të vazhdojë t’i shërbejërritjes së transparencës. 

Rritjes së aksesit dhe të kontributit të qytetarëve, zgjedhësve e publikut në ligjbërje dhe funskionet e tjera të Kuvendit do t’i shërbente edhe shtrirja e këtij bashkëpunimi në mënyrëkapilare në të gjithë territorin e vendit, duke përfshirë në këtë proces zyrat e komunikimit me zgjedhësit.    

Ju faleminderit”


Share