Kryeparlamentarja Nikolla uron Presidenten e re të Parlamentit Evropian, Roberta Metsola: E bindur se PE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin evropian
- Postuar më, 19/01/2022

Kryetarja
e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së re
të Parlamentit Evropian, znj. Roberta Metsola, me rastin e zgjedhjes.
“Me
rastin e zgjedhjes në detyrën e lartë e të nderuar të Presidentes së Parlamentit Evropian, Ju
dërgoj urimet më të përzemërta të Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat
personalisht.
Jam
e bindur se nën lidershipin Tuaj, Parlamenti Evropian do të vazhdojë të
mbështesë fuqimisht e me vendosmëri rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe do të
intensifikojë e zgjerojë bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë!”, shkruan
Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.