Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi tre projektligje
- Postuar më, 20/01/2022
Në drejtimin e kryetares znj. Mimi Kodheli, komisioni për Politikën e Jashtme shqyrtoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Europian, në lidhje me Programin Vjetor Kombëtar për Shqipërinë për vitin 2020 në kuadër të instrumentit të asistencës së paraanëtarësimit (IPA II)”.
Të
ftuar ishin znj. Megi Fino zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe
znj. Sonila Muskaj përgjegjëse Sektori, Drejtoria e IPA Kombëtare.
Në
fjalën e saj zëvendësministrja Fino u shpreh se qëllimi i këtij projektakti
është të miratojë propozimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së
financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit
Evropian, në lidhje me programin vjetor të veprimit për Shqipërinë për vitin
2020, në kuadër të instrumentit të asistencës së paraanëtarësimit IPA II.
Relatori i projektligjit z. Etjen Xhafaj tha se “Kjo marrëveshje mbështet tre sektorë
kryesorë, e para është demokracia dhe qeverisja, i dyti është shteti i së drejtës
dhe të drejtat themelore dhe i treti është konkurrueshmëria, inovacioni dhe
bujqësia dhe zhvillimi rural”.
Pas
diskutimeve të ndryshme, ky projektligj u miratua në parim, Nen për Nen dhe në
tërësi.
Pika
e dytë e rendit të ditës ishte shqyrtimi I projektligjit “Për ratifikimin e
marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe
Qeverisë së Republikës së Greqisë, për ngritjen dhe funksionimin e një qendre
të përbashkët policore dhe doganore”.
Të
ftuar ishin zëvendësministri I Punëve të Brendshme z. Andi Mahila, z. Eduart
Merkaj drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, znj. Emirjola
Yzeiraj nga drejtoria e Integrimit, Koordinimit, Marrëveshjeve dhe Asistencës,
znj. Vjosana Neziri drejtor i Drejtorisë Juridike Drejtoria e Përgjithshme e
Doganave dhe z.Ilia Bili drejtor i Drejtorisë së Antikontrabandës DPD.
Zëvendësministri
Mahila, në prezantim të këtij projektligji tha se mbështetur në rekomandimet e
BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, strukturat e ministrisë së Brendshme dhe
ato të Policisë së Shtetit janë përqendruar në fusha konkrete të Bashkimit Ndërkufitar
me strukturat homologe të Greqisë, bashkëpunim ky i cili bazuar në rezultatet e
deritanishme, vlerësohet të jetë shumë i mirë.
Relatori
i cështjes z. Lavdrim Krrashi, në fjalën e tij theksoi se kjo qendër do të
kryejë analizën dhe shkëmbimin e informacionit si edhe do të mbështesin
ekzekutimin e veprimtarive të autoriteteve kombëtare respektive, posacërisht të
autoritetit të policisë dhe te doganave.
Pas
diskutimeve, sugjerimeve dhe komenteve të ndryshme, ky projektligj u miratua
nga anëtarët e komisionit në parim, Nen për Nen dhe në tërësi.
Po
ashtu, në mbledhjen e sotme komisioni shqyrtoi edhe projektligjin “Për
ratifikimin e konventës 190, “Konventa për dhunën dhe ngacmimin” të Organizatës
Ndërkombëtare të Punës 1986”.
Të ftuar për këtë pikë ishin znj. Olta Manjani zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe znj. Luljeta Krasta përgjegjës Sektori në Sektorin e Marrëdhënieve të Punës dhe Dialogut Social.
Zëvendësministrja
Manjani, në fjalën e saj u shpreh se objektivat që synohen të arrihen me
ratifikimin e kësaj konvente janë forcimi dhe plotësimi i kuadrit ligjor
ekzistues, krijimi i hapësirave në zbatimin e parimeve të kësaj konvente, duke
përmirësuar legjislacionin kombëtar përafrimin me standardet ndërkombëtare të
punës ë ILO-s, atë të Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera të zhvilluara në
botë, në këtë fushë; nxitja e ndërveprimit të organizatave të punëdhënësve e
punëmarrësve dhe strukturave përgjegjëse shtetërore në luftën kundër këtij
fenomeni etj.
Ne fund të
diskutimeve, anëtarët e komisionit e miratuan këtë projektligj në parim, Nen për
Nen dhe në tërësi