Komisioni për Integrimin Europian, zhvilloi seancë konsultimi me përfaqësues të Shoqërisë Civile, për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”
- Postuar më, 14/02/2022

Në
drejtimin e kryetares znj. Jorida Tabaku, komisioni për Integrimin Evropian,
zhvilloi një seancë konsultimi me përfaqësues të shoqërisë civile, lidhur me projektligjin
“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit
dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.
E
ftuar në këtë seancë ishte znj. Mirlinda Collaku, Drejtore Ekzekutive e Agjencisë
për Administrimin Kolektiv të të Drejtave të Artistëve Interpretues/Ekzekutues,
e cila paraqiti edhe me shkrim sugjerimet pwrkatwse lidhur me ndryshimet nw
kwtw projektligj, si edhe komente tw ndryshme.
Në
fjalën e saj, znj. Collaku u shpreh se ligji për të Drejtat e Autorit është një
detyrim i qeverisë shqiptare, bazuar edhe në marrëveshjen e stabilizim asocimit
edhe në Nenin 73 të saj, ku është detyrim i qeverisë të garantojë të njëjtin
nivel mbrojtje, me atë që garantohet në të gjitha shtetet e Bashkimit Europian.
Znj.
Collaku, po ashtu theksoi se rrjedhimisht ligji dhe legjislacioni që mbulon të
Drejtat e Autorit në Shqipëri dhe të Drejtat e tjera të lidhura me to, do të
duhet të jetë në përputhshmëri të plotë atje ku mundet, me direktivat e BE.
Mbledhja
vazhdoi me komente dhe pyetje të ndryshme, sa i përket ndryshimeve në këtë
ligj.