Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miratoi një projektligj dhe një akt normativ

  • Postuar më, 28/02/2022

Në drejtimin e kryetares znj. Grida Duma Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, në cilësinë e komisionit përgjegjës, mori në shqyrtim Projektligjn "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për sigurime shoqërore". E pranishme për të bërë prezantimin e projektit, qëllimin dhe synimet e tij, ishte znj. Olta Manjani, zëvendësministre në Ministrinë e  Financave dhe Ekonomise

Znj. Manjani shpjegoi se, marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për sigurime shoqërore konsiston në ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore dhe bazohet në parimin e trajtimit të barabartë të personave të punësuar, të të vetëpunësuarve dhe punëdhënësve. “Rregullat koordinuese garantojnë që personat që lëvizin nga një vend në tjetrin dhe personat në varësi të tyre të ruajnë të drejtat e fituara apo që janë duke i fituar. Bashkimi i periudhave të siguruara, sipas legjislacioneve kombëtare të ndryshme, merret në konsideratë për të siguruar të drejtën e përfitimeve dhe llogaritjen e tyre” detajoi znj. Manjani

Pas pyetjeve dhe diskutimeve anëtarët miratuan në parim nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë. 

 Më tej komisioni në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi vijoi me shqyrtimin e aktit normativ nr. 1, datë 9.2.2022 “Për disa ndryshime (amendimi i tretë) në tekstin e marrëveshjes për prodhimin e furnizimin, nga dhe ndërmjet PHIZER EXPORT B.V., ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar””. E pranishme në komision ishite znj. Ogerta Manastirliu ministre në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Znj. Manastirliu bëri një prezantim shterues të projektatit në fjalë dhe tha se, ky amendim ka si qellim, qe te percaktoje sasine e furnizimit me doza vaksine anticovid Pfizer per vitin 2022 . “Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, ne sigurojmë 1 milion doza të vaksinave për vitin 2022, duke ardhur sipas një kalendari, deri në fund të marsit 300 mijë doza dhe duke vijuar në qershor 200 mijë doza të tjera, në shtator 200 mijë doza dhe në 3-mujorin e fundit të vitit, 300 mijë doza të vaksinave. Nëse do të vlerësojmë që Plani Kombëtar i Vaksinimit do të ketë nevojë për një sasi më të shpejtë të dozave të tjera të vaksinave, ne do të kemi mundësi që nëpërmjet kësaj marrëveshjeje të disponojmë edhe 500 mijë doza të tjera, nga 1 milion doza që do të kemi të garantuara në këto 12 muaj të vitit”, tha ministrja Manastirliu. Pas pyetjeve dhe diskutimeve anëtarët miratuan në parim nen për nen dhe në tërësi marrëveshjen në fjalë.


Share