Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi seancë dëgjimore me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes mbi raportimin vjetor të veprimtarisë së tij për vitin 2021

  • Postuar më, 13/04/2022

Në drejtimin e kryetarit z. Nasip Naço Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi seancë dëgjimore me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes mbi raportimin vjetor të veprimtarisë së tij për vitin 2021. Për të raportuar në komision i ftuar ishte drejtori i AISM Kolonel z. Ardjan Bali. 

Lidhur me misionin e kesaj strukture, z.Bali tha se, Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes mbështet autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura dhe Forcat e Armatosura me inteligjencë në fushën e Zbulimit, Kundërzbulimit dhe Sigurisë, në përmbushje të misionit të tyre kushtetues.

Per sa i perket veprimtarise se AISM per vitin 2021, drejtori Bali raportoi se: "Fokusi kryesor i punës së AISM për vitin 2021 ka qenë: përpunimi i kërkesave strategjike vjetore për inteligjencë, ndjekja e situatës në zonë me përgjegjësi të interesit për Forcat tona të Armatosura, përgatitja e informacioneve me vlerësime të nivelit strategjik për autoritetet e drejtimit dhe të komandimit të Forcave të Armatosura dhe strukturave partnere". Në fjalën e tij z. Bali, solli në vëmendje dhe ndjekjen e të gjitha fazave të planizimit dhe zhvillimit të stërvitjes Defender 2021, si një nga stërvitjet më të mëdha të zhvilluar në vendin tonë pas viteve ‘90. Më tej mbledhja vijoi punimet me dyer të mbyllura



Share