Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi një seancë dëgjimore me Kryetarin e Bordit të ERRE
- Postuar më, 20/04/2022

Në
drejtimin e kryetarit z. Arben Pëllumbi, komisioni për Veprimtaritë Prodhuese,
Tregtinë dhe Mjedisin, zhvilloi një seancë dëgjimore me Kryetarin e Bordit të
Entit Rregullator të Energjisë z. Petrit Ahmeti, lidhur me raportin vjetor të
ERRE-s për vitin 2021. Të ftuar po ashtu ishin z. Maksim Shuli anëtar Bordi dhe
z. Elton Rradheshi Sekretar i Përgjithshëm.
Në
fjalën e tij z. Ahmeti u shpreh se në këtë raport është synuar dhënia e një pasqyre
të plotë mbi punën e ERRE, në sektorin e energjisë elektrike dhe sektorit të
gazit natyror në vendin tonë.
“Theksoj
se një pjesë e mirë e viti 2021 sikurse jemi dëshmitarë, ka qenë i mbushur me
problematika të veçanta shëndetësore dhe humanitare të cilat patën ndikim e tyre
në sektor. Megjithatë nga ana jonë është munduar funksionimi normal i
aktiviteteve të ERRE-s në përmbushjen e objektivave të sektorit.”, theksoi z.
Ahmeti.
Po
ashtu, ky Raport paraqiti ecurinë dhe krahasimet me vitet paraardhëse si edhe
parashikon sigurinë operative të rrjetit, balancën e parashikuar të kërkesës
dhe furnizimit me energji elektrike në tregun e brendshëm për një periudhë
pesëvjeçare, nivelin e pritshëm të kërkesës dhe perspektivën e sigurisë së
furnizimit për një periudhë pesë deri në pesëmbëdhjetë vjeçare nga data e
raportit, kapacitetin shtesë prodhues të propozuar, të planifikuar apo në fazë
ndërtimi, parashikimin e investimeve, për jo më pak se pesë vitet e ardhshme,
që planifikohen të realizohen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit apo çdo
palë tjetër, lidhur me rritjen e kapacitetit ndërkufitar të interkonjeksionit,
cilësinë dhe nivelin e mirëmbajtjes së rrjeteve, masat për menaxhimin e
kërkesës në pik dhe ndërprerjeve në furnizimin me energji elektrike, masat e
përshtatshme, në rast nevoje, të rritjes së sigurisë së furnizimit, modelet e
pritshme të prodhimit, furnizimit, shkëmbimeve ndërkufitare dhe konsumit, duke
mundësuar marrjen e masave për menaxhimin e kërkesës, objektivat e zhvillimit
të qëndrueshëm në nivel kombëtar, rajonal dhe europian etj.
Anëtarët
e komisionit vazhduan me diskutime të ndryshme si edhe pyetje e përgjigje mbi këtë
Raport.