Delegacioni parlamentar i Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kryesuar nga Znj. Blerina Gjylameti dhe i përbërë nga znj. Klotilda Bushka, znj. Etilda Gjonaj dhe znj. Jorida Tabaku, po merr pjesë në punimet e sesionit të radhës të Asamblesë që po zhvillohet në Strasburg, më 24-28 prill 2022
- Postuar më, 27/04/2022
Më datë 26 prill një
takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës z. Tiny
Kox. Duke qenë se ky ishte takimi i parë i delegacionit shqiptar pas zgjedhjes
se z. Kox ne krye te APKiE, Kryetarja e delegacionit, znj Gjylameti e uroi z.
Kox per zgjedhjen e tij si President i Asamblese. Ajo gjithashtu përgëzoi z.Kox
për rolin e tij proaktiv në sigurimin e një qëndrimi unanim të APKiE në dënimin
e agresionit rus në Ukrainë. Znj. Gjylameti e njohu z. Kox edhe me rezolutën e
miratuar nga parlamenti i Republikës së Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës.
Znj Gjylameti vlerësoi
gjithashtu rolin e rëndësishëm të Asamblesë Parlamentare dhe kontributin e Këshillit
të Evropës në përgjithësi në konsolidimin e shtetit të së drejtës të të drejtave
te njeriut dhe demokracisë në Shqipëri dhe në rajonin tonë. Ajo theksoi nevojën për një përqasje më
pragmatike dhe objektive të Asamblesë Parlamentare sa i takon procesit te
monitorimit dhe vlerësoi hapat e ndërmarra për të reformuar ketë proces në mënyrë
që t pasqyrojë realitetin e ri në të gjithë vendet anetare te Keshillit te
Evropes. Së fundmi znj. Gjylameti vlerësoi bashkëpunimin që Asambleja ka
zhvilluar me delegacionin e Republikes se Kosoves dhe theksoi nevojën që më
shumë se 2 milion qytetarë që jetojnë në Kosovë të kenë sa më shume përfitime të
njëjta me ato të vendeve anëtare.
Presidenti Kox, vlerësoi rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe reformat e ndërmarra nga Shqipëria në drejtim në forcimin e shtetit të së drejtës, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Ai dakordësoi nevojën për avancimin me reformën e monitorimeve që duhet të pasqyrojë realitetin e ri të vendeve anëtare dhe theksoi se është e pozitive që Kosova merr pjesë në punimet e APKiE dhe duhet të vijojë puna më tej që qytetarët e Kosovës të përfitojnë sa më shumë nga ekspertiza e Këshillit të Evropës. Përfaqësuesit e delegacionit shqiptar, znj Bushka, Znj Gjonaj dhe Znj Tabaku nënvizuan rëndësinë e mbështetjes dhe kontributit pozitiv që mund të japë për avancimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimit evropian duke promovuar arritjet e identifikuara nëpërmjet vlerësimeve të mekanizmave të Këshillit të Evropës.
Delegacioni shqiptar dhe
Presidenti Kox u dakordësuan që të kenë një platformë bashkëpunimi përgjatë
gjithë mandatit të tij deri në 2024 ku të punojnë së bashku edhe me
përfaqësuesit e vendeve të tjerë të rajonit për të avancuar në rrugën e
integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE, por edhe për të konsoliduar
më tej sinergjinë dhe politikat e bashkëpunimit mes organeve të Këshillit të
Evropës për të promovuar parimet kryesore të Këshillit të Evropës