Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, uron Kryeministrin e ri të Malit të Zi, politikanin shqiptar, Dritan Abazovic
- Postuar më, 28/04/2022

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka uruar Kryeministrin e ri të Malit të Zi, politikanin shqiptar, Dritan Abazovic, pas votimit të programit dhe Qeverisë nga Parlamenti.
“Urime dhe suksese Kryeministrit Dritan Abazovic dhe
Qeverisë së re të Malit të Zi!
Jam e bindur se bashkëpunimi shumë i mirë midis dy vendeve
tona do të vijojë dhe përfaqësimi i shqiptarëve në Republikën fqinjë do të
rritet e zgjerohet.”, shkruan në urimin e saj Kryetarja e Kuvendit, znj.
Lindita Nikolla