Kuvendi dhe OSBE organizojnë seminar dyditor për shkëmbimin e përvojave mes gazetarëve që mbulojnë veprimtaritë parlamentare në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut
- Postuar më, 30/04/2022

Shërbimi i Marrëdhënieve me Publikun i Kuvendit, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, po zhvillon në Ohër të Maqedonisë së Veriut, një seminar dyditor, me qëllim shkëmbimin e përvojave mes gazetarëve që mbulojnë veprimtaritë parlamentare në Shqipëri.
Keto takime jane pjesë e një serie sesionesh trajnimi dhe
informimi të planifikuara në kuadër të projektit “Mbështetja për Parlamentin
dhe Edukimin qytetar”, mbështetur nga OSBE dhe Qeveria Zviceriane. Në këtë
sesion morën pjesë gazetarë nga media që mbulojnë Kuvendin, punonjës nga zyra e
Marrëdhënieve me Publikun në Kuvendin e Shqipërisë, përfaqësues nga Prezenca e
OSBE-së në Tiranë si edhe përfaqësues nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së
Veriut.
Gjatë seminarit e diskutua për mbështetjen e gazetarëve në
Kuvend, në kuadrin e rritjes së transparencës, informimin në kohë reale,
transmetimin e informacionit kërkimor e analitik të saktë dhe cilësor. Gjithashtu,
gazetarët shkëmbyen mendime edhe mbi problematikat e vështirësitë që hasin në
punën e tyre të përditshme.Një ndër
kërkesat e tyre për parlamentarët ishte edhe shtjellimi i qartë i informacionit
në projektligjet që shqyrtohen. Për këtë u sugjerua të zhvillohen takime të shpeshta me Kryetarët e Komisioneve
dhe relatorët e projektakteve ligjore.
Këto do të shërbejnë, për të qartësuar ndryshimet ligjore që pësojnë aktet gjatë
shqyrtimit në Kuvend dhe për të pasqyruar e interpretuar drejt dhe saktë ato.Pjesë
e diskutimeve dhe shkëmbimit të mendimeve ishte edhe z. Mefail Ismaili,
përfaqësues i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoninë e Veriut. Z. Ismaili
prezantoi punën që gazetarët zhvillojnë në pasqyrimin e veprimtarisë së
Kuvendit të Maqedonisë së Veriut si edhe përvojën e tyre mbi pasqyrimin e
veprimtarive parlamentare. Z. Ismaili theksoi se pandemia e Covid-19 ka
kufizuar marrjen e informacionit të
drejtpërdrejtë për shkak të mospjesëmarrjes fizike në punën e veprimtarive të
Komisioneve Parlamentare, dhe Seancat
Plenare.Kjo ka vështirësuar edhe komunikimin mes deputetëve, medias dhe
publikut. Gazetarët e pranishëm në këtë seminar, nënvizuan se Kuvendi i Shqipërisë në kohën e pandemisë, në raport me
mediat, ka qenë transparent dhe veprimtaritë parlamentare janë transmetuar në
kohë reale. U vlerësuan përpjekjet e vazhdueshme dhe puna e Kuvendit të
Shqipërisë për rritjen e transparencës, mbështetjes dhe bashkëpunimit të
vazhdueshëm me gazetarët. U ra
dakord që, edhe me mbështetjen e
Prezencës së OSBE-së, organizimi i veprimtarive trajnuese dhe informuese për
grupin e gazetarëve që mbulojnë veprimtarinë parlamentare të vazhdojnë edhe në
të ardhmen.