Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, u uron besimtarëve myslimanë Fiter Bajramin: Përkushtimi e rritja shpirtërore shpërblehen sot, në festën e harmonisë e të shpresës

  • Postuar më, 02/05/2022

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, u uron sot besimtarëve myslimanë shqiptarë Fiter Bajramin.

“Kaloi një muaj rrugëtimi, ditësh durimi e agjërimi dhe netësh mirënjohjeje, faljeje e reflektimi. Përkushtimi dhe rritja shpirtërore e besimtarëve myslimanë shpërblehen sot, në këtë ditë të harmonisë e të shpresës.

U bashkohem me dashuri haresë së besimtarëve myslimanë, në kremtimin e Fiter Bajramit. Të gëzojmë e sfidojmë bashkarisht vështirësitë prej tërmetit, pandemisë dhe reve të luftës.

Ne, shqiptarët, pavarësisht besimit, jemi një familje e bukur dhe e madhe. Mozaiku, diversiteti dhe respekti ndërfetar janë një vlerë e çmuar e qytetërimit shqiptar. Festat fetare i kemi pranë e pranë, si një simbolikë e afërisë ndërfetare.

Gëzuar Fiter Bajramin! Me lumturi, paqe e bekime, vëllezër besimtarë myslimanë!”, shkruan në mesazhin e saj të urimit Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.


Share