U mblodh Konferenca Kryetarëve, mbi fillimin e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës

  • Postuar më, 04/05/2022

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, sot filloi mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së zhvillimit të votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve ndërpreu mbledhjen, për të vazhduar   punimet e saj në datën 10 maj, gjatë së cilës do të diskutojë mbi caktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.


Share