Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”
- Postuar më, 10/05/2022

Në
drejtimin e kryetares znj. Mimi Kodheli, komisioni për Politikën e Jashtme, në
cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, shqyrtoi projektligjin “Për miratimin e
marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe
peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë
së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.
Të
ftuar për të folur mbi këtë projektligj, ishin Minstrja e Kulturës znj. Elva
Maragriti, zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit znj. Almira Xhambulla, znj.
Entela Cipa Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, znj. Kozeta
Angjeliu, Drejtore e Drejtorisë së Programeve për Zhvillimin e Kulturës, z. Daniel Pirushi, Drejtor i
Përgjithshem, Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Mjedisit,
znj. Klodiana Marika nga Drejtoria e Programeve të Zhvillimit të Mjedisit, z.
Martin Mata Drejtor i AADF, z. Aleksandër Sarapuli, Drejtor i AADF, z. Ilir
Parangoni, Menaxher Projekti për Kulturën dhe Eko Turizmin, z. Luan Perzhita Rektor
i Akademisë të Studimeve Albanologjike dhe znj. Belisa Muka Drejtore e
Institutit të Arkeologjisë.
Ministrja
znj. Maragriti në fjalën e saj tha se lidhja e marrëveshjes së administrimit, ndërmjet
Ministrisë se Kulturës se Republikës së Shqipërisë dhe Fondacionit per
Menaxhimin e Butrintit, ka si qellim administrimin efektiv, sipas një modeli
administrimi, i cili synon konservimin, mbrojtjen dhe rritjen e vlerave te trashëgimisë
kulturore të nënzonës së trashëgimisë dhe peizazhit kulturor te parkut kombëtar
te Butrintit.
“Në
bazë të kuadrit ligjor, ligji i njeh gjithë të drejtën Fondacionit që jo vetëm
të menaxhojë këtë entitet të ri, por edhe mbi të gjitha të vazhdojë të kërkojë
donatorë të tjerë dhe partnerë të tjerë në Fondacion. “, theksoi znj.
Maragariti.
Anëtarët
e komisionit vazhduan me pyetje, përgjigje dhe komente të ndryshme mbi këtë
projektligj.
Pas
diskutimeve, kryetarja e komisionit e hodhi projektligjin në votim ku u miratua
në parim, Nen për Nen dhe në tërësi.