Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, zhvilloi një seancë dëgjimore me grupet e interesit, lidhur me shqyrtimin e projektligjit “Për vreshtarinë dhe verën”

  • Postuar më, 11/05/2022

Në drejtimin e kryetarit z. Arben Pëllumbi, komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, zhvilloi një seancë dëgjimore me grupet e interesit, lidhur me shqyrtimin e projektligjit “Për vreshtarinë dhe verën”.

Të ftuar në këtë seancë dëgjimore ishin përfaqësues nga ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Alban Mësonjësi dhe znj, Julinda Bare, nga Këshilli i AgroBiznesit Shqiptar z, Agim Rrapaj Kryetar i KASH, znj. Aulona Veizi Eksperte e KASH, nga Shoqata e Prodhuesve të verës ishin Gazmend Shehi,  z. Roland Dama, z. Rigers Kaçorri, z. Ersol Caci, z. Evald Domi.

Kryetari i komisionit z. Pëllumbi u shpreh se konsultimet mbi këtë projektligj duhet t’i shërbejnë në radhë të parë atyre që merren në përditshmëri me këtë punë por edhe rritjes së kapaciteteve eksportuese të vendit duke qenë koshient se ky produkt ka njohur rritje eksponenciale në vend.

Të ftuarit shprehen sugjerimet e tyre si edhe komente të ndryshme mbi këtë projektligj, që nga ngritja e Agjencisë për Produktet e Origjinës dhe deri tek mbyllja e ciklit në një kontroll të vetëm përsa i përket bilancit import eksport, produktit autokton, konkurrencës në treg, informalitetit, etj.


Share